Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi: Çamëria e shitur nga etërit dhe bijtë

 

 

 

 

 

24000 shqiptare janë shpërngulur forcërisht nga shtëpitë dhe pronat e tyre në Thesproti, në periudhën qershor 1944- mars 1945. Asnjëherë që nga kjo kohë, këto shtetas të Greqisë me nacionalitet shqiptar, pasardhësit e tyre, nuk janë lejuar të kthehen më në vatrat e tyre legjitime, të regjistruara ashtu, nga kohë që nuk mbahen mend. Pronat e tyre u grabitën , shtetësia iu mohua, ndërsa autorët e vrasjes së fëmijëve, grave dhe Parësisë së Çamërisë mbetën të pandëshkuar në shtetin helen dhe u trajtuan si heronj të spastrimit etnik të Epirit të Jugut.

Shteti shqiptar i Enver Hoxhës, Spiro Kolekës, Koci Xoxes dhe komandantëve të tjerë të Zonës së Parë Operative, heshti për 50 vite për fatin e bashkëkombasve të vet të përhapur si popull refugjat nëpër zonat më të varfëra të Shqipërisë së mjeruar nën dhunën e komandantëve.

Pas 27 vitesh të rënies së perdes ndarëse mes Thesprotisë dhe Kaonisë, Kryeministri i socialistëve, që fitoi zgjedhjet me forcë dhe para, deklaron sot pa u druajtur, se asnjë problem nuk ekziston mes dy vendeve në këto anë. Askush nga udhëheqja qëndrore me kompozim krahinor e shtetit shqiptar, nuk bzan dhe nuk distancohet nga politika e tij personale, e shitjes së të vërtetës dhe e të drejtës. I njëjti rreth familjar dhe krahinor, që uzurpoi për 50 vite pushtetin në këtë vend dhe harroi shqiptarët e trojeve etnike, sot, me pasardhësit e tyre miliarderë, shet hapësira detare, fshin me një të rënë të lapsit, mijëra tituj pronësie dhe të drejta shtetësie, vetëm që të largojë çdo rezistencë ndërkombëtare ndaj njohjes së pushtetit të tyre të blerë me para droge, trafiqesh dhe koncensionesh.

 

Shkurt 2018

Please follow and like us: