Albspirit

Media/News/Publishing

Robert Goro: Raporti tronditës për korrupsionin në segmente europiane


Një hetim për korrupsion në Këshillin e Evropës ka zbuluar se ka “dyshime të forta” që anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm kanë shkelur kodet e sjelljes dhe “janë angazhuar në veprimtari të një natyre korruptive” në përpjekjet e Azerbajxhanit për të manipuluar rekordet (e Bakusë) për të drejtat e njeriut.
Raporti prej 198 faqesh, i publikuar të dielën, thotë se individët kishin pranuar ryshfet në formën e hoteleve të qëndrimit, mallrave luksoze dhe prostituta nga lobistët e Azerbajxhanit.

Më vjen mire, që e kam përshkruar këtë aferë, në librin tim “Kur e vërteta vjen nga larg”, nënkapitulli “Diplomacia e havjarit” që i mbyll gojën Europës…

“Diplomacia e havjarit” që i mbyll gojën Europës…
Mirëpo, nuk janë vetëm interesat strategjike që imponojnë tolerimin e sjelljes diktatoriale të Aliyevit dhe vartësve të tij në pushtet. Ka të paktën edhe një arsye tjetër, që nuk para përmendet në analizat për Azerbajxhanin…
ESI (The European Stability Initiative – Iniciativa për Stabilitet Europian), një institut studimesh politike që financohet nga qeveria gjermane dhe qeveri të tjera europiane, argumenton se “qëndrimi i butë i Perëndimit ndaj Azerbajxhanit është rezultat i “diplomacisë së havjarit” që zbaton presidenti Ilham Aliyev. Nëse ndokush pyet se ç’lidhje mund të ketë me diplomacinë havjari, që quhet edhe “ari i zi i shijes”, dhe përftohet nga vezët e blinit – peshkut të rrallë, përgjigjja është e thjeshtë: qylin e do dhe mbreti. Aq më tepër kur është fjala për ushqimin më të shtrenjtë në botë.
Autorësia e termit metaforik “diplomaci e havjarit”, i përket po ESI-së. Në një studim të publikuar në maj 2012, që titullohej “Diplomacia e havjarit, si Azerbajxhani i mbylli gojën Këshillit të Europës” , përfshihet dëshmia e një zyrtari të qeverisë së Bakusë:
“Ka shumë deputetë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), të cilët kur mbërrijnë në Baku, pas përshëndetjes, fjala e parë që thonë është: Ku është havjari?”… Sipas zyrtarit azer, 1 kg havjar kushton 1.300 deri 1.400 euro. Secili prej deputetëve të PACE-s vjen të paktën katër herë në vit për sesionet zyrtare dhe çdo herë merr nga 400-600 gr havjar. Ata janë 10-12 deputetë dhe kanë edhe nga 3-4 sekretare, vazhdon burimi.
Po nuk është vetëm havjari… Deputetët ftohen shpesh për pushime në Azerbajxhan. “Këto janë pushime të vërteta dhe deputetëve u jepen dhurata shumë të shtrenjta. Zakonisht u dhurohen qilima prej mëndafshi, artikuj ari e argjendi, havjar dhe para. Në Baku, një dhuratë e zakonshme konsiderohet 2 kg havjar”.

http://www.euronews.com/…/report-reveals-strong-suspicion-o…

Spring cleaning – the corruption report on the Council of Europe is out

 

Please follow and like us: