Albspirit

Media/News/Publishing

Sali Berisha: Kritikët të bashkohen me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD pa pritur votimin e ndryshimeve statutore. Berisha nuk komentoi ndryshimet statutore, por u ndal te incidenti i Eduard Selamit, duke u shprehur se nuk duhet të kishte vërshëllima ndaj tij. Diskutimet janë të lira, të hapura. Nuk duhet të kishte vërshëllima, nuk duhet të ketë. Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij, na pëlqen apo jo. Ky është tipar i debateve demokratike, por unë mendoj se siç e dëgjuat vetë, pati diskutime me kritika, qortime dhe propozime. Një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumit të njeriut haluçinant, skizoid, njeriut që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontingjenti të ndershëm të socialistëve, sepse një pjesë e tyre janë trafikantë, të inkriminuar, por një pjesë e mirë e tyre janë njerëz të ndershëm me integritet. Kanë një fatkeqësi historike të kenë në krye një njeri që nuk respekton asnjë vlerë, përveç antivlerave. Një kalbësirë të cilën shqiptarët duhet ta hedhin një minutë e më parë si një rrezik madhor kombëtar. I pyetur për bojkotin e Topallit, Bodes dhe Patozit, Berisha tha se më rëndësi është bashkimi i të gjithë demokratëve për largimin e Ramës.  Në këtë rast unë uroj dhe përsëri bëj thirrje që të bashkohen të gjitha kontributet e PD në mënyrë që kalbësira që sundon vendin nga 200 m më tutje të fshihet sa më parë. Kam besim se ai i ka kohërat të numëruara.

Please follow and like us: