Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: LART E ME LART O SHOKE FLAMUJT E KONGRESIT

Partia vuan mungesen e lirise se fjales, degjesen dhe mungesen e strategjise per fitore.

Nese ke nje mendim ndryshe, se pari marrin masa ta hedhin ne votim te flasesh apo jo. Asnje vendim per aksionet e rendesishme opozitare nuk eshte marre ndonjehere ne miratim forumesh qe jane zgjedh me vote nga baza, si kryesi apo keshill kombetar.

Ndersa sot na shitet si ushqim i skaduar, se statuti kthen vendimarrjen tek anetaresia. Bullshit.

Gjynah sesi genjehen demokratet, sesi ushqehen me dogma fallco dhe teater fasade si make up manikinash.

Kuvend qe do te duhej te ish reflektim per fjalen e lire te munguar ne forume dhe fjalen e lire ta merrnin te pakenaqurit qe guxojne te denoncojne personalizimin e entitetit dhe vendimarrjen. Qe duan te demokratizojne dhe rikthejne tek demokratet e vertete entitetin dhe jo tek interesi klientelist apo i konjukturave te huaja.

Por ne fakt asnjeri prej tyre, guximtareve, nuk pati ftese per te folur.

Asnjerit prej tyre nuk iu dha vemendje.

Ata qe gatuan çorben po e hane ate!

Ne rresht per nje, ne skenen e tragjikomedise ku luhet akti fundit i sarkazmes ngjitet xhelati dhe viktima.

Flasim per hajduterite e Rames por nuk levizin as gishtin per ta rrezuar Ramen. Pse!?

Ku eshte aksioni opozitar? Populli pa buke ne mbijetese.

Ku eshte mosbindja civile? Populli ska te paguaje rritjen e ushqimeve te shportes, cmimin e ujit , vuan mungesen e sherbimeve publike.

Sjellin shtresat vulnerabel te flasin per varferine e skamjen dhe ne krah tyre, deputete qe pasurite ua lakmojne keta gjynafqare.

Perdorimi vazhdon.

Deri kur do mbaroje teatri!?

Deri sa do zgjase make up fasada?

Sot ishte dita per protagonizem reflektues dhe jo vulg moral.

Nga vulgu pergjysmuan partine dhe rezultatet ne 5 vjet.

Pergjysmuan vendet ne parlament. Pergjysmuam bashkite e djathta.

Lart e me lart o shoke Flamujt e Kongresit nga suksesi ne sukses.

 

Sekretare e Organizatave Partnere në PD

Please follow and like us: