Albspirit

Media/News/Publishing

Mural me portretin e Dua Lipës në Malajzi

Këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe yll botëror i muzikës, Dua Lipa është bërë pjesë e një murali në Malajzi

Pak ditë para se të mbajë koncertin e saj në Malajzi, një grup artistësh kanë vendosur të bëjnë mural fituesen e “Brit Awards” për sivjet.

Dua është duke mbajtur turnetë e saj muzikor dhe aktualisht po përgatitet për koncertin në Malajzi. Babai i saj Dukagjin Lipa ka postuar një video në Instagram,në të cilën shihet fytyra e Duas në një mural.

“Dua në Malajzi”, ka shkruar ai në postimin në të cilin e ka lidhur edhe një grup të titulluar @katun_ të cilët si duket e kanë bërë pikturën e Duas pasi që në faqen e tyre kanë postuar fotografi të artit të tyre, ku shihet fytyra e yllit botëror nga Kosova, Dua Lipa.

Please follow and like us: