Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa gjendet në listën e grave më me influencë në Britani

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është renditur në listën e 25 figurave femërore më me influencë dhe frymëzuese në Britani nga revista Vogue.

Emri i Dua Lipës është krah Meghan Markel, dukeshës së Sussex, JK Rowling, Amal Clooney.

Është lista e atyre njerëzve që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën si ne jetojmë.

Gratë e përzgjedhura në listë, variojnë nga mosha 22 vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73 vjeçare, Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme si dhe përfshin figura të  politikës, arteve, modës, mediave dhe sportit.

Dua Lipa e cili fitoi dy çmime të Brit Awards këtë vit është gruaja e parë kandidate për  5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga Vogue si një “definim i kulturës”.

“Hiti i saj më i ri New Rules, një himn i fuqizimit të femrës, ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube,” shkruan revista.

http://www.vogue.co.uk/article/vogue-25-the-women-shaping-2018

Please follow and like us: