Albspirit

Media/News/Publishing

Krejt papritur kryeministri shkarkohet për korrupsion

Qeveria u rrëzua nga një mocion mosbesimi në parlament, për shkak të një skandali korrupsioni në Spanjë. Bëhet fjalë për një aferë që vazhdon prej vitesh dhe nga e cila e kanë pësuar disa zyrtarë të partisë në pushtet, të dënuar për ryshfeti për kontratat shtetërore, thuajse dhjetë vjet më parë. Por implikimi i plotë i niveleve më të larta të qeverisë ka dalë vetëm tani dhe situata është përshkallëzuar. Në një nga vendimet e Gjykatës së Lartë, u tha se Partia Popullore në pushtet e ka shndërruar korrupsionin në sistem në të gjitha institucionet e vendit, madje duke vënë në dyshim edhe dëshminë e kryeministrit Rahoi. Partia Socialiste do të krijojë një qeveri të re për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve. Bashkimin e kundërshtarëve të tij politikë, Marjano Rahoi e ka konsideruar një koalicion Frankeshtajn që do ta kalojë vendin në duart e monstrave të politikës.

Please follow and like us: