Albspirit

Media/News/Publishing

AH…SHQIPNI…MOS THUJ MBAROVA!

 


Ibrahim Hajdarmataj

 

Shkrimtari Bajram Halil Gashi këto ditë doli para lexuesve me librin e tij “Ah …Shqipni…Mos Thuj Mbarova” , të cilin ia dedikon legjendës së folklorit shqiptar Dervish Shaqes, Demush Nezirit dhe grupit kosovar. Bajrami është me origjinë nga fshati Prigodë i komunës së Istogut, Kosovë. Prindërit e tij u detyruan të lënë mall e vatan për t’u larguar dhunshëm për në Turqi , vetëm se ishin shqiptarë. Ata pranuan më mirë udhëtimin për në shtetin amë, në Shënavlash të Durrsit, në Shqipëri në vitin 1930. Bajrami ka lindur në Shënavalash në vitin 1946, i diplomuar me arsim të lartë gjuhë -letërsi. Ka punuar si mësues në disa fshatra të Kavajës e të Durrësit. Në vitin 80 u përfshi në grumbullimin  e fjalëve të rralla të krahinave  të Shqipërisë së Mesme dhe të Kosovës, vecanërisht të rafshit të Dukagjinit . Në vitin 2005-2009 ishte drejtor i shkollës së mesmë “Besnik Hidri” në Shënavlash ku dhe doli në pension .Në vitin 2006 bëri binjakëzimin e dy shkollave të Shënavlashit me shkollën e fshatit Vrellë,Komuna Istogut Kosovë. Boton vazhdimisht në shtypin periodik në Tiranë dhe në Prishtinë. Në vitin 2013 botoi librin me titull “Një shekull në udhën e  dijes”, kushtuar 100 vjetorit  të hapjes së shkollës së  parë shqipe në Shënavlash.

Libri “Ah…Shqipni..,Mos Thuj Mbarova” ka si redaktor shkrimtarin Kadri Tarelli i cili ka punuar me mjaft mjeshtëri. Ky libër i kushtohet familjeve kosovare, që u persekutuan, u përndoqën, u keqtrajtuan nga shovinistët serbo – malazezë vetëm se ishin shqiptarë. Individëve të vecantë të komunave Decan Pej dhe Istog, të cilët në aksionin famëkeq të dimrit të ashpër 1955-1956, lanë fëmijë, shtëpi  e katandi, lanë gjënë më të shtrenjë Atdheun.

Ai ja kushton  djlmoshave të Kosovës që ende pa dirsur mustaqe dhe pa vënë brisk në faqe, erdhën në shtetin amë në Shqipëri për tu shkolluar. Ky ia kushton prindërve të tij që vdiqën me sy hapur nga Kosova dhe si pa njeri.  Libri i kushtohet Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit, të cilët përmes këngëve të tyre shpirtin, ndjenjat, emocionet, jetën ia kushtuan Kombit dhe Kosovës. Këngët e tyre për një gjysëm shekulli bënë që të verbërve u a sollën shikimin të shurdhëve ja u sollën dëgjimin. Këngëet e tyre ishin rilindje.

Libri është i shkruar me 15 kapituj, 364 faqe, me ese, tregime, foto të personazheve skica dhe pamje të aktiviteteve të ndryshme.

Libri shpaloset: “Oda e burrave, vatër e shqiptarisë” ku autori tregon se i vetmi institucion për shqiptarët ku u ruajt tradita, zakoni, fjala, besa e burrnia, atdheu dhe flamuri ishin odat e burrave. Në të u mbajt dhe u ruajt shqiptaria. Në këto oda përher në të njëjtin vënd  kanë qëndruar pushka e lahuta. Ato kanë plotësuar njëra-tjetrën . Kur pushonte pushka vazhdonte lahuta.

Shkrimtari i mirënjohur Zeqir Lushaj citon: “Vet’e e gdhenda me dru mali”,/
n’derë të Shpellës së Bac Bajramit…”.

Fatime Sokoli është cika e parë e malësisë që kapi ciftelinë në dore plot guxim e vetdije dhe hyri në odat e burrave.

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Viron Kona shkruan “Ju dua më shumë se veten” , ku i kushtohet një vëmendje të vecantë personazhit Sadulla Zendeli-(Daja) të cilin e ka njohur prej vitesh nga afër  i cili ishte dëbuar nga vendlindja nga fshati Sermnovë i Gostivarit në vitin 1957 i cili sot në moshën 80 vjecare rëfen me dhimbje e nostalgji. Do të bëjë kullën dhe odën e miqve. Do pres e do të përcjell miq e shokë si dukur që bënte nëna dhe babai, do të kem oxhakun me dru ku të mblidhemi rreth tij, ku të dëgjonim tregime dhe histori legjendare, ngjarje, rënqethëse dhe ndodhi që sot e kësaj dite i kujtojmë me dhimbje.

Historiani Shefqet Can Hasi tregon se në djegjen e fshatrave të Kosovës se Nikolla Pashiq pati pranuar hapur në Paris se qëllimi i qeverisë së tij ishte shfarosjen e shqiptarve.

Shkrimtari Qemal Sakajeva shkruan se Braun, drejtor i  televizionit gjerman të Berlinit në studion Dojcevele  ka thënë: “Di që komunizmi sovjetik ka qënë më i frikshmi, por kam dëgjuar, se socializmi shqiptar ka qënë më i keqi”.

Dervish Shaqja kishte ikur nga vdekja dhe kishte hyrë në jetë. Zemrën e ktheu në sharki, sharkinë e ktheu në erë. Fjalën në zë, zërin e ktheu në Piskamë. Piskamën e ktheu në kushtrim, kushtrimin në pushkë.

Në odën e burrave, Dervishi shef dhe dëgjon gojëtar të urtë dhe rapsod popullor të cilës gjatë ligjëratave e bisedave  dinë të dalin jashtë vetvetes, dinë të  hapin zemra e veta, ndaj njerzve të pranishëm.

 

Intelektuali Rasim Selmanaj  nga Decani  i Kosovës ndër të tjera shkruan se: “Ata janë shumë modestë për veprën e babait të tyre. Shpendi dhe Alija të cilët u rritën pa dashurinë e babait, sikur po e ndjenin se po takohen edhe të atin të gjallë duke marë pjesë në festivale folklorike “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” , që mbahet cdo vit.

Kujtim Buza “piktor i merituar” në kujtimet e tij shkruan se Dervish Shaqja ishte mik i tre brezave piktorësh: Abdurrahim Buza, Piktor i Popullit, Kujtim Buza, Piktor i Merituar dhe Sokol Buza, Piktor, ushtron  profesionin e tij në Cikago të Amerikës.

Ndërsa Ibrahim Hajdarmataj nga Malësia e Gjakovës, Tropojë shkruan: “Artistët kosovarë na tërhiqnin si magnet, nga që ishim të përvëluar në shpirt për vëllezrit tanë në Kosovën Shqiptare. Kështu në punën  e sipër   u njoha edhe me Dervish Shaqen në qytetin e gurrtë në Gjirokastër, ku vazhdon tregimi i tij “Loti i Dervish Shaqes…”.

Mehmet Karakushi ndër të tjera shkruan: “Dervish Shaqen në mjediset ku diskutoheshin problemet e artit, të  kulturës e kam krahasuar me Ymer Rizën. Kjo ndodhte dhe kur ai këndontë këngë dashurie. Dervishi, në këngët e tij përshkruan femrën e ardhur  dhe bukurinë e vërtet të saj. Femra shqiptare në këngët e Dervish Shaqes është shumë e bukur , me ti marrë ment” por është e shtypur nga forca e zakonit. Këtë situatë e paraqet te këngët:

“Moj e mira n’der të stanit”

“N’drras’të vekit, kush po kan”

“Moj e mira bardh’si bora”

Prof. dr. Murat Gecaj shkruan: “Shpirtin e tij të trazuar, mallin e pa shuar për vendlindje dhe  ndjenjën e pastër atdhetare , nisi ti shprehte vrullshëm përmes këngëve popullore të cilat sikur i sillnin qetësi e ngushëllim, Dervish Shaqes.

“Kur ta kthyem, Kosovë, shpinën?! E lam n’bor’e gjetëm dimën…!”.

Rexhep Alia, i Llukës së Kosovës në tregimin e tij shkruan se Ibrahim Hajdarmataj në një darkë në Zogaj duke pirë raki Dervishi ishte shprehur: “Kur e pi me qef rakinë  më duket se jam kah pi tamël”.

Kur Demush Neziri në vitin 1991 ka shkuar në Llukë në shtëpi të vet në odën e burrave është pritur me ceremoni të vecantë. Ndër të tjera ai është shprehur me dhimbje: Më falni burra se kësaj rradhe nuk kam ardhur mirë. Shokun kolegun dhe jaranin tim të jetës, Dervish Shaqen s’mund e mora  me vete.

Asllan Bajrami gazetar në TVSH  nga Kosova shkruan se, për dekumentarin  kushtuar jetës dhe veprës së Dervish Shaqes sic e kanë vlerësuar emrat më të njohur të folkloristikës ndërkombëtare, ishte më shumë se një shkollë për të gjithë rapsodet e tjerë në Kosovë, vecanërisht në Rrafshin e Dukagjinit dhe në përgjithësi në veriun e shqiperisë.

Në përfundim kjo vepër  do të ngelet në breza si njohës i mirë i veprës dhe i punës të pa lodhur të artistit të madh Dervish Shaqja.

Please follow and like us: