Albspirit

Media/News/Publishing

Bie rrufeja në Korçë, ikën 2M

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Lozhanit, ku një person ka gjetur vdekjen, pasi është goditur nga rrufeja.

Mësohet se në Spitalin Rajonal të Korçës ka mbërritur i shoqëruar nga familjarët e tij, trupi i pa jetë i shtetasit M.M., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Beras.

Trupi i pajetë i të ndjerit ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë.

Please follow and like us: