Albspirit

Media/News/Publishing

PËR TY, PLAVË – GUCI!

 

Ibrahim Hajdarmataj

 

 

 

Shkrimtari Ramiz Lushaj, autor i 20-të librave, doli këto ditë me librin e tijë të ri: “Për ty, Plavë – Guci”. Ky libër ka redaktore Ardita Lushaj, e cila ka punuar me mjaft përkushtim.

Libri ka 118 faqe ku i tëri është me poezi, i ilustruar me fotografi për të cilët poezon si dhe me skica dhe harta. Plava dhe Gucia janë një krahinë etno-historike e turistike nga më të veçantat e më  të bukurat në Alpet Shqiptare dhe në hapësirat shqiptare e ballkanike, të cilat shtrihen në teritorin e shtetit të Malit të  Zi, me një siperfaqe 486 km katrorë dhe me një popullsi mbi 15000 banorë. Aktualisht popullsia më e madhe shqiptare e saj, jeton në Amerikë dhe ne Europë.

Vitet e fundit është ndarë në 2 komuna: Plava dhe Gucia, e cila ka dhënë figura të shquara e kontribute të mëdha historike kombëtare në luftërat para dhë gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe personalitete të larta akademike, letrare, kulturore, politike e të biznesit.

Ky vellim poetik hapet me poezi  Plavë – Guci.

……………………………………

Plave – Guci:

E nderuara e Kombit.

E bukura e Zotit.

Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.

Mrekullia e Tetë  e Botës.

Ne poezine “Një foto e luftëtarëve të Plavë – Gucisë në Kosovë” , është shkruar me mjaft frymëzim duke përdorur figura letrare të arritura. Kjo poezi i dedikohet  Sadri Xhemë Mehaj i Hotit i cili ka qenë veprimtar shqiptarë i njohur në vendlindjen e tij, në Hote Plavë – Guci dhe në Amerikë.

Elegji: “Iku Salihi, nga Lisnaja fisnike Dedushaj, i dedikohet trimërise të Sali Dedushaj.

Në poezinë: “Çikë e Lirisë”, shkruan

……………………………………..

Ty koha të dha emnin e vlerave e të mirësisë:

Ajshe Gjonbalaj

Çikë e Lirisë!

Poezia: “Vuthaj  me bukuri e histori”, shkruan

Në këtë vend të bekuar njerëzit flasin me Perënditë.
Shqip -shkruajnë  në kaltërsië e rezatimet e Qiellit
Kjo tokë  vuthjane pret një të ardhme plot me dritë,
Sikurse jeta mbi glob kërkon frymëmarjen prej Djellit.
Në poezinë: “Një kafe me Tahir Gjonbalën” autori portretizon këtë figurë  shumë domethënëse të kësaj treve.

…………………………………

Shpesh shkoj  e vij me mall e krenari  në Vuthaj, Plavë, Guci.
Tahir Gjonbalën  gjithmonë e gjejmë lis në trollin e vet.
Ai ka krahë  të ikin mërgimtar në Amerikë apo Norvegji,
Po cdo një gusht me festën “Alpet Shqiptare” na pret…

Vëllimi poetik mbyllet me poezi: “Në një ditë, syni me lot dhimbjeje e gëzimi”, kushtuar  patriotit  Bajram  Prelvukaj të Martinajve.

………………………………

Atë ditë në Plavë-Guci,

Dy herë  jehuan pushkë

E kanë zakonet Malet shqiptare

Tokë e breza e kanë një fjalë të urtë:

Burrat priten e përcillen me pushkë!

Vëllimi poetik i shkrimtarit  Ramiz Lushaj  pasqyron një realitet objektiv. Secila poezi është e arritur, duke përdorur me mjeshtëri figura të pasura letrare.

 

Please follow and like us: