Albspirit

Media/News/Publishing

Plagos fqinjin në qafë, arrestohet karthnekari 58-vjeçar

Një sherr mes fqinjëve në Peqin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Karthnek të Peqinit, ku policia është sinjalizuar se ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin Karthnek, u arrestua në kushtet e flagrancës pasi kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, duke i shkaktuar plagë në qafë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Elbasani, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Sakaq për veprime të mëtejshme, në ngarkim të Tabakut materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

Please follow and like us: