Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria humbet përballë Ukrainës me rezultatin 1-4

Performanca turpëruese e Kombëtares shqiptare ka vijuar dhe në miqësoren e sotme të luajtur në Evian të Francës kundër Ukrainës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian, Kristian Panuçi, pas humbjes turpëruese të marrë në miqësoren e parë kundër Kosovës, të njëjtën gjë ka përsëritur dhe në takimin e sotëm përballë Ukrainës duke humbur me rezultatin e thellë 4-1.

Edhe në miqësoren e sotme u vu re një ekip që nuk shfaq asnjë dëshirë për të fituar, ku loja është krejtësisht skandaloze dhe reparti më i turpshëm është mbrojtja.

Një repart tërëisht katastrofik që i dha mundësinë sulmuesve Ukrainës të dhuronin spektakël dhe të shënon tre gola.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Andri Shevçenko arriti që të mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar që të tre golat e takimit.

I pari që hapo serinë e golave për ukrainasit ishte Konoplianka në minutën e 31-të, ndërsa në të 36-tën dhe të 45-tën Jarmolenko shënoi një dopietë duke i mbyllur 45 minutat e parë me shifrat 3-0.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë raste pavarsisht tentativave të bëra nga të dyja ekipet, por që ishin të pa rrezikshme për portierët Berisha dhe Lunin.

Reagimi i Shqipërisë erdhi në minutë 87-të me anë të Emanuele Ndojit që shënoi golin e nderit, por Ukraina u përgjigj vetëm pas një minute me anë të Konoplyanka që vulosi shifrat në 1-4.

Në këtë mënyrë Shqipëra merr një tjetër disfatë të rëndë që na kthen pas në kohë në një ekip që kundërshtarët talleshin me ne!

Please follow and like us: