Albspirit

Media/News/Publishing

Rita Ora shfaqet e magjishme në sheshin ‘Skënderbej’

Me qindra qytetarë, fansa të Rita Orës mbushën Sheshin Skenderbej. Shqiptarë të ardhur nga gjitha rrethet por edhe nga Kosova ndoqën performancen e mrekullueshme të kengetares me fame boterore e origjine shqiptare, Rita Ora. “Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që është pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i së cilës është të jesh një mbijetues dhe të jesh krenar për atë që ti je”, u shpreh Rita Ora. Ylli ndërkombëtar me origjinë nga Kosova kohët e fundit ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti i mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”, këngë të cilën e këndoi edhe mbrëmjen e kësaj të diele para mijërave fansave të saj të mbledhur në Sheshin Skënderbej për të ndjekur live “Ora e Super Muzikës”. Por ajo ka befasuar teksa ka kërcyer për pak momente edhe në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. E ndërsa koncerti po i afrohej fundit, ajo ka shprehur dëshirën për të kënduar sërish përpara publikut shqiptar. Kosova ka dominuar skenën e ngritur për këtë mbrëmje festive në sheshin Skënderbej, teksa para Rita Orës ka kënduar një tjetër zë brilant e figurë e njohur në muzikën shqiptare, Kida.

Please follow and like us: