Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Çdo punonjës është në vëzhgim, 150 të ndëshkuar në administratë

“Çdo punonjës që është në detyrë është i vëzhguar nga çdo qytetar që ka lidhje me detyrën e tij në funksion të zgjidhjes së problemit”.

Ky ishte paralajmërimi i fortë që kryeministri Edi Rama bëri sot për të punësuarit në administratë, të cilëve iu kërkoi që t’i përgjigjen qytetarëve në platformën e Bashkëqeverisjes duke i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Sipas Ramës platforma Shqipëriaqëduam.al shërben për të kapërcyer pengesat administrative dhe për t’i dhënë qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në qeveri, por edhe për të garantuar një administratë me zero ryshfet.

“Këtu keni mik të drejtpërdrejtë qeverinë. Zgjidh problemi dhe vendos përballë ligjit, këdo në administratë që është bërë shkak për vonesën, zvarritjen dhe moszgjidhjen e problemit. Të largojmë të gjithë ata që mbartin zakonet e këqija të administratës dhe nuk i përgjigjen qytetarit për dembelizëm apo korrupsion”, tha Rama në mesazhin e tij sensibilizues për qytetarët, që ishte një formë ftese për t’i shtyrë që të denoncojnë problematikat.

Kreu i ekzekutivit shtoi se “deri më tani numërojmë 10 mijë adresime në platformë dhe 150 raste punonjësish të administratës që kanë marrë ndëshkime të merituara, që nga ndjekja penale deri tek penalizimet pasi nuk i janë përgjigjur qytetarëve”.

Rama theksoi se në të ardhmen do të shkojmë në zero vonesa dhe zero ryshfet.

Please follow and like us: