Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Pushkin: Letra e Tatjanës për Onjeginin

Po marr guximin që t’ju shkruaj…
C’do deshët më vec shpirtit tim?
E di, se është e drejta juaj
Të më dënoni me përcmim.

Po ju që e shihni si po vuaj
Më pak mëshirë, sado pak,
Nuk do më mprapsni zemërakë!
Më parë desha të rri qetë.
Për turpin tim, më besoni,
Ju s’do te dinit kur se si,
Po të mund të shpresoja vetë
Që, kur e kur me plot hare
Të kem t’iu shoh këtu tek ne.
Që t’iu dëgjoj si kuvendoni,
T’iu them një fjale dhe pastaj
Në zemër vec një mall të mbaj,
Vec gjer sa rish të më takoni…
Po thone se ju s’rrini dot
Ne fshat te heshtur ju merziti
E ne… ne rrojme me te kote
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjette tek ky vend i qete?
T’iu njoh s’do kisha kurre fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkrete.
Dhe afsh’ i shpirtit tim ne jete
Duke u qetuar (kushedi!).
Nje mikut mund t’i behesha mike
Dhe shoqe e jetes e besnike
Dhe zonje e ndershme per shtepi.
Nje tjeter… jo askujt ne jete
Nuk do t’i falja dashuri!
E ka vendosur Qielli vete,
jam e jotja ne perjetesi.
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj
Se Zoti jeten ma ka dhene
Qe gjer ne varr te adhuroj…
Perhera te kam enderruar
te ndjenja thelle thelle ne gji
me ate veshtrim qe me trondit.
Ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin… jo s’ish enderrim!
Dhe sapo hyre, te kuptova
Me preke fort u pervelova
Thashe esht ai thesari im!
S’eshte e vertete? Po, te kam ndjere
Me flisje kur me dhemshuri
ndihmoja njerezit e mjere,
Me sillte shpesh lutja qetesi.
Edhe tani, ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endrra ime,
Qe n’erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije
Shpres’ edhe gaz me murmuron?
Kush je ti? Engjelli me shprese,
apo nje lajkatar pa bese?
Ma hiq tani kete dyshim
Kjo mbase nj’enderr mund te jete
Per zemren time nje zhgenjim
E ndryshe krejt fat’ i vertete…
Po dhe keshtu jete dhe fat
vec ty qe sot t’i kam besuar
Me qan me lot shpirt i ngrate
E mbrojtje vij per te kerkuar.
Mendo: jam vete s’kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres ti eja sic ma ka enda
Dhe shpresat ngjallmi perseri,
A ma prish endrren qe tashi
Me te qortuara te renda!
Mbarova! S’mund ta rilexoj…
Po vdes nga frik’ turperuar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar…

Please follow and like us: