Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Kadare: I kushtohet V.

 

 

Gërmën e parë të emrit tënd

E shkrova në krye, në të djathtë të vjershës

Kështu një grumbull rosash të egra,

Në forme V-je, ikin larg në qiellin e bardhë të vjeshtës.

Ti vazhdimisht largohesh, largohesh,

Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes.

Kur ktheva kokën prapë,

Bosh ishte qielli

Dhe hapësirë e bardhë bosh ishte.

Please follow and like us: