Albspirit

Media/News/Publishing

Miranda Kullani, zëri brilant i këngës popullore brenda jashtë Shqipërisë

 

Hermes Nikaj

 

Sa herë që përmendet emri i këngëtares së motiveve popullore Miranda Kullani, menjeherë të vjen mend zëri melodioz që interpreton brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Karriera e Mirandës ka nisur shumë herët dhe shumë shpejt ajo u bë mjaft e pëlqyer për publikun.

Fabula, vargje dhe motive që mbështen në folklor ose në traditën e hershme shqiptare marrin një tjetër ngjyrim në interpretimet e shumta të muzikore të saj. Ambicioze dhe e impenjuar për të dalë sa më mirë para spektatorëve ajo e ka rritur nivelin e saj interpretativ duke u shndërruar në një zë të vecantë dhe të kërkuar për artashësit e shumë brenda dhe jashtë vendit.

Miranda Kullani ka realizuar një sërë videoklipesh, mes të cilave  “N’kofsh i zoti”, “Pres të më marr bandilli nuse”, “Kur dola te kroni”, “Bijë e nënës”, “Kush niset me bo sevda”, “S’jam e egër, por e butë”, etj.

Fotografia e Miranda Kullani

Please follow and like us: