Albspirit

Media/News/Publishing

Ronaldo bën “tris” për të ndalur Spanjën

Spanja dhe Portugalia kanë barazuar 3-3 në takimin e tyre të parë në Grupin B në Kupën e Botës në Rusi të premten, në atë që ishte ndeshja më spektakolare deri tani.

Ronaldo nuk humbi kohë në këtë takim dhe fitoi një penallti pas vetëm katër minutave lojë, të cilën e shndërroi po vetë në gol vetë, duke i dhënë epërsinë Portugalisë.

As reagimi i spanjollëve nuk vonoi kur Diego Costa barazoi rezultatin në 1-1. Ronaldo doli në skenë edhe një herë në pjesën e parë, dhe me ndihmën e gabimit të David De Geas, riktheu epërsinë e ekipit të tij.

Spanja e nisi fuqishëm pjesën e dytë dhe shënoi pas 10 minutave lojë, përsëri me anë të Costas, para se Nacho të shënonte gol shumë të bukur vetëm tre minuta më pas për epërsinë e Spanjës për herë të parë në këtë ndeshje.

Por, Ronaldo ishte protagonist deri në fund duke barazuar shifrat në 3-3.

Irani udhëheq Grupin B me 3 pikë, Spanja dhe Portugalia kanë nga 1 pikë, ndërsa Maroku është e fundit me 0 pikë.

Please follow and like us: