Albspirit

Media/News/Publishing

Marjan Gryka: Të vërtetat për Azem Hajdarin, Edi Ramën, Berishën dhe Fatos Klosin

Image result for marjan gryka

Ekskluzive/Flet kryetar i shoqatës mbarëkombëtare “Azem Hajdari”

 

 

Një emër mjaft i njohur pas viteve nëntëdhjetë, kryetar i shoqatës mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, pas një heshtje të gjatë, flet për zhvillimet politike në Shqipëri, për pozitën dhe opozitën, mediat e gjyqësorin. Pjesëmarrës në moshë fare të re në demonstratën e parë antikomuniste në Shkodër (2 Prill 1991) ku dhe u plagos, Marjani e kaloi një pjesë të jetës së tij me Azem Hajdarin duke u shndërruar në njeriun më të afërt për të dhe që di më shumë se kushdo tjetër për personalitetin e këtij tribuni popullor.

Image result for vrasja e azem hajdarit

Ç’mund të kujtoni 18 vjet pas vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari?

Pas më shumë se 18 vite nga pushkatimi i liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, shfaqet përpara shqiptarëve një info sekrete e rezervuar nga SHISH, institucion i kohës kur drejtohej nga Fatos Klosi dhe që informon mbi këtë vrasje të bujshme që është edhe vrasja e shekullit.

Ky dokument jo vetëm është plotësisht i njanshëm dhe u vjen përshtat organizatorëve dhe vrasësve, por është edhe me sulme ordinere ndaj figurës së liderit të Dhjetorit për të mashtruar shqiptarët me dëshmi të rreme, ku Azemi prezantohet milioner, trafikant armësh, vrasës etj; është për të ardhur keq se sa mjerane prezantohet gjendja e ish Shërbimit Informativ Kombëtar që kemi pasur ndër vite ku me gjoks përpara ky shërbim prezantohet si i implikuar kokë e këmbë në këtë vrasje që nga financimet, pergjimet, lidhjet me vrasësit e deri tek organizimi i tij deri në nivele të larta.

Nuk është në rrugën tonë të risqarojmë gjatë shqiptarët as për Gazideden dhe as për Fatos Klosin, të dy këto shërbime ndër vite kanë bërë përgjime, ndjekje dhe organizime atentatesh ndaj Azem Hajdarit duke kërkuar me doemos eleminimin e tij. Kjo është imagjinatë ekstreme, plot intrigë politike teksa deklarohesh i ndershëm dhe krenar me shef komisariati Jaho Mulosmanin, kushëriri i Sokol Mulosmanit, pra njëri me post policie në PD dhe tjetri me post policie në PS, njëri dogji Vlorën dhe Shqipërinë, tjetri vrau me shtetin Azem Hajdarin, nuk është normale të krenohesh me komisar Fatmir Haklaj ku ishte tmerri i Tropojës e Kukësit në qeveri të PS dhe kushërini i tij Azgan Haklaj, deputet i PD dhe kryetari i PD në Tropojë (!) pra kemi lidhje fisnore politike partiake të ngushta që shqiptarët i dinë dhe nuk i harrojnë, pasi nuk kemi asgjë të rastësishme. Dhe me këto, disa gjallë e disa të vdekur, formohen deklarata që gatuhen tek Gjiri i Lazit.

Për t’i dhënë një përgjigje kësaj deklarate zotit Klosi i kujtojmë se ish Presidenti Republikës Sali Berisha e ka akuzuar direkt si organizatorin kryesor të kësaj vrasjeje dhe ai nuk ka shkuar asnjëherë përpara drejtësisë, por kai vazhduar me debate mediatike në distancë. Shpresojmë ta rizgjidhni sëbashku jo më me ekrane, por para drejtësisë! Azem Hajdari ishte dhe do jetë simboli i Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.

Si e vlerësoni propozimin e këshillit bashkiak të Hasit për nderimin e Gafur Mazrekut, deputetit socialist që plagosi Azem Hajdarin në Kuvend?

Shoqata “Azem Hajdari” e përgëzon këshillin bashkiak të Hasit poashtu edhe kryetarin e saj për nderimin që po i bëjnë atentatorit të Azem Hajdarit në kuvendin e Shqipërisë, sepse me këtë veprim ju rikujtoni edhe njëherë shqiptarëve se edhe të Djathtëve se komunizmi është në pushtet, se ne e vramë Azemin në Parlament, ne e vramë tek selia e PD dhe e rivrasim përsëri aty në varreza sepse ne komunistët projektuam vrasjen e Azemit edhe shkatërrimin e PD që krijoi vetë Azemi.

Sot këshilli bashkiak i Hasit është një çetë komuniste në një cep të Shqipërisë, ku për ca hashash të mbjellë në komunat dhe bashkinë e këtij qyteti, ordinerë mafiozë komandojnë, bëjnë gjithçka si këshill edhe kundër heronjve, vetëm interesi personal e partiak të jetë në qetësi me milionat. Deputeti i PS që dërgoi këtë skenar tek ky cep i Shqipërisë do ishte mirë t’i bënte mirë llogaritë sepse jo vetëm shpejt do ketë nevojë për servis historik por do t’ia deklarojmë emrin në një prononcim të ardhshëm atij dhe baronëve të drogës në Kukës që organizuan këtë lojë të ndyrë. E gëzofshi Gafurrin dhe ju falenderojmë që ju rideklaroheni në krah të vrasësve, ndërsa shqiptaret në krah të heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

 

Kur jeni njohur me Azem Hajdarin?

 

Unë jam njohur me Azem Hajdarin në Shkodër më datë 2 prill 1991, në demonstratën madhështore që u organizua në këtë qytet ku u vranë 4 vetë dhe u plagosën 28 të tjerë, në mes tyre edhe unë. Azemi erdhi në spital dhe na takoi, ky ishte kontakti i parë me Azemin dhe fjala e parë e tij ishte: “Hajt se asgjë s’ke, asgjë, ju jeni heronj, sot rrëzuat diktaturën”.

Pas asaj dite mbajtëm kontakte dhe u bashkuam, punuam bashkë për vite të tëra. Këto vite me Azemin ishin më të vështirat në jetën time, por edhe më të vlefshmet për karrierën time. Të punosh me Azemin do të thotë të kalosh shumë atentate, shumë peripeci e pëndjekje dhe të jesh gjithmonë në rrezik, por ama në çdo moment e kupton se e vërteta i vret të gjithë ata që duan diktaturën dhe jo lirinë, plus jo vetëm të punosh por edhe të jetosh me Azemin do të kuptoje se gjumë s’ka; Azemi lexonte shumë deri në 3 të mëngjesit dhe gjatë natës dilte shpesh, kërkonte të bënim xhiro, mirëpo si gjithmonë çdo qeveri ishte kundër nesh, që do të thotë stress, pa gjumë, të armatosur natë e ditë, plus sigurimi i familjes së Azemit dhe shoqërimi i tyre kudo. Dhe kjo situatë nuk ishte 1 vit apo 2 vjet por 8 vite me radhë, ku ekstremi politik ndaj nesh shkoi deri aty saqë ne shoqëruesve të Azemit na burgosnin çdo muaj për ta lënë Azemin vetëm dhe ne të na bënim presion mos të punonim bashkë, duke u mënjanuar deklaratave ordinere dashakeqe dhe njerëzve që dinë vetëm të lehfin si qeni. Unë e kam deklaruar dhe e rideklaroj, kam qenë dhe jam krenar përjetë që kam punuar me Liderin e Dhjetorit dhe kam jetuar në shtëpinë e tij, ai ngelet jo vetëm heroi i kombit, simboli i së djathtës, simboli i lirisë, por edhe një shok e mik i mirë, poashtu edhe një prind, baba i mirë për familjen e tij, rruga dhe ideali i Azemit i dhjetorit 1990 të do jetë gjithmonë e vetmja rrugë për ringjallje të së djathtës dhe e vetmja shpresë që ky vend të ketë shtet, drejtësi, shkollim, punësim dhe pranga për krimin politik.

A mendoni se Azem Hajdari ishte figura më popullore në Partinë Demokratike, pavarësisht luftës që i bënin kundërshtarët politikë por edhe brenda kësaj force politike?

 

Azem Hajdari nuk mund të thuhet se mbetet figura më e rëndësishme dhe e çmuar tek PD dhe mbarë e djathta, por Azem Hajdari është e vetmja figurë e një heroi historik e dekoruar dhe vlerësuar nga çdo President i Republikës që nënkupton respektin dhe mirënjohjen që kanë shqiptarët për këtë uragan, madje është e pakrahasueshme që në kohën e Skënderbeut. Sot çdo shqiptar më shumë se kurrë e vuan vrasjen e njeriut që u vra për lirinë e këtij vendi, që u vra për demokracinë e kombit shqiptar dhe çdo ditë që kalon shqiptarëve duke u munguar një lider i drejtë, i ndershëm po i ngushtohet laku në fyt, sot kemi shumë të penduar në PD që e sulmuan e shpifën për Azemin, sot ka shumë të penduar në PS që ishin pro eleminimit të tij ku nga frika nuk dinin çfarë urdhërash lëshonin, por ajo që sot është më e rëndësishme dhe që qartëson çdo gjë është se Azemi edhe i vrarë është më i rëndësishëm, më i vlerësuar, më i munguar tek populli  shqiptar, kundërshtarët e tij brenda dhe jashtë partisë çfarë nuk bënë për t’ia ulur figurën e tij, por nuk e arritën dot sepse kur të sulmon i keqi t’i ngre më lart vlerat.

 

Po për Gafur Mazrekun, çfarë dijenish keni?

 

Në lidhje me emrin e Gafur Mazrekut nuk kemi shumë për të thënë, pasi njihet si atentatori i Azem Hajdarit dhe një viktimë e klasës politike, thjetht dua të komentoj fjalët e Azemit në shtëpinë e tij për Gafurin. Ishin momente ku politika po nxiste vllavrasje mes veriorëve dhe frynin në të gjitha krahët nxitje e urrejtje. Mirëpo vlerat e Azemit dhe shpirti i tij ishin larg vllavrasjes dhe urrejtjes, ndërsa niveli i Gafurit ishte për të dëshiruar dhe në këtë pikë mafia politike që organizoi atentatin kur e mori vesh se Azemi shpëtoi ishte shumë e shqetësuar prandaj duhej përplasje përsëri, maskarenj politikë nga brenda e jashtë partisë i kërkonin Azemit të hakmerrej, poashtu edhe ndonjë i afërt i tij, sot i pasuruar me emrin e Azemit. Mirëpo Azemi mblodhi burrat nga Hasi Tropoja, Kukësi dhe bashkë me komunitetet fetare në shtëpinë e tij deklaroi se “Azem Hajdari e ka fal gjakun për Gafur Mazrekun”. Të gjithë aty u surprizuan, poashtu disa u gëzuan, disa dështuan, ky ishte Azem Hajdari. Dhe pasi ikën ata, në darkë ishim vetëm ne të dy dhe më tha “Marjo, s’ke fol një fjalë sot”. Unë duke buzëqesh i thashë “Nuk jam më fol, jam me te rujt ty, por nga burgu nuk të mbrojta dot”. Unë isha arrestuar dhe pas goditjes së Azemit më lëshuan. Ai mu përgjigj “Gafuri është viktimë”. Unë i thashë: “Du që ti të jesh i qetë brenda vetes sepse kjo që bëre ti sot, e bën vetëm Azem Hajdari”. Më tha “Po sepse unë, ky jam”.

 

Ju keni kërkuar vazhdimisht rihapjen e procesit gjyqësor ndaj vrasjes së Azem Hajdarit, ku e mbështesni këtë kërkesë?

 

Shoqata “Azem Hajdari” nuk ka reshtur përpara asnjë prokurori të përgjithshëm kërkesën për rihapjen e çështjes Hajdari pasi kjo nuk kishte dhe ka nevojë për shumë fakte mirëpo cili është ndryshimi që zonjës Arta Marku nuk i ka mbërritur akoma një kërkesë e tille sepse loja për të futur emrin e Azemit në presione të ndryshme u nxit politiksht dhe dështoi. Edi Rama urdhëroi para ca kohësh që ca deputetë mjeranë të krijonin grup hetimor për rihapjen e çështjes Hajdari. Pra papjekuria e këtij kryeministri për t’i bërë presion Saliut, por dhe dështim i këtij kryeministri, sepse ky kryeministër jo vetëm që luan pa top dhe s’ia ka haberin kësaj bombe që i plas në dorë, por nuk ka as këllqe për një gjë të tillë. Dhe duke dështuar me këtë organizuan lojën e dytë të turpshme duke sjellë të dy forcat politike sëbashku vajzën e Azemit në parlament për të mbajtur një fjalim që dy forcat politike talleshin, ndërsa shqiptarët u surprizuan me fjalimin e Rudinës. Pra aty u fol “Na ishte njëherë”, ndërsa e bija e Azemit në vend që të nxirrte tym e flakë në fjalim për heroin e shqiptarëve dhe për babain e saj, thjesht lexoi një letër sikur të ishte jo vajza e Azemit, ajo si një viktimë fliste përpara vrasësve të babait të saj dhe ky kryeministër me një fjalim fals i tha jam i gëzuar që zëvendësove Azemin. Pra ky ishte skenari dy palësh i qeverisë teknike PD e PS! Edi Rama përveç se ka një ndryshim me Enverin sepse diktatura e bëri jeshile Shqipërinë me lulishte origjinale, Rama e bëri me hashash. I rikujtojme se premtimet që ke bërë në fushatë s’ke këllqe as t’i përmendësh. Rihapni vrasjen e Remzi Hoxhës pasi e ke premtuar publikisht, rihapni hetimet për Artan Santon, çunin e Tironës, pasi pistat e vrasjes nuk duan shumë kohë nuk ta mban… rihapini hetimet për Sokol Olldashin pasi dihet publikisht që nuk është vrarë por goditur në kokë pas aksidentit dhe policia jote e Tahirit mbërriti pas, rihapni hetimet për vrasjen e Fatmit Xhindit… Pse nuk keni kurajo t’i hetoni apo sepse i biri dhe familjarët e tij janë të vetkënaqur me ato pasuri dhe afera që kanë marrë, hetoni rrugën Durrës-Kukës apo s’të lë qeveria teknike, hetoni 21 janarin apo nuk mundesh se nuk e ke nën kontroll opozitën, hetoni Gërdecin apo apo apo!!!! Këto janë ato që duhej të merrej zoti Rama e jo t’i fusësh hundët tek emri i Azemit, gjithashtu të merresh me ajkën e kombit, me artistët e Shqipërisë dhe t’iu prishësh teatrin, teatri është i tyre dhe s’kanë nevojë për teatër tjetër sepse teatri tjetër jeni juve vetë!

 

Pretendime për gjyqin e Azem Hajdarit ka shfaqur edhe Izet Haxhia, i dënuar edhe ai për vrasjen e tij, si i vlerësoni këto pretendime?

 

Sot gjërat janë më të qarta  dhe kjo është arsyeja pse Shoqata “Azem Hajdari” nuk i dërgoi kërkesë prokurores së përgjithshme, që sot po e imiton Adriatik Llallën, ma daljen e Izet Haxhisë në lojë për rihapjen e çështjes Hajdari tani nuk ka më nevojë për kërkesë sepse çështja u rihap dhe gjyqi u bë publikisht, ku Berisha akuzon Klosin, Klosi Berishën, poashtua Izeti me Saliun dhe Saliu me Izetin dhe me qindra emra dhe ngjarje të tjera të përmendura dhe të publikuara në media dhe kudo ku egzitojnë info flesh. Ajo që është mjerane në këtë lojë theksojmë janë shumë gazetarë që shpesh kanë bërë plaçkën e jo punën ku edhe sot mundojnë të nxisin dhe pas nxitjes e publikojnë si presion kundër njerit apo tjetrit, mezi presin shumë gazetarë intervistat e Izetit t’i përdorin presion kundër Saliut për t’i thënë Ramës “Ja si e bëmë, po vdes Saliu nga frika”. Nga ana tjetër e marrin intervistën e Klosit dhe i thonë Izetit “Shiko c’tha për ju, ky apo ai”. Pastaj publikojnë Saliun që nuk po ruan qetësine ëtj, atëhere këto gazetarë mjeranë thjeshte po përlyhen në këtë gjyq publik pa gjykatë e prokurori, por në një gjyq ky PS hedh një kockë dhe gazetarët hidhen në sulm. Dhe kush janë 90 % e gazetarëve sot milionerë, me vila biznese dhe shefat e tyre miliarderë, baronë të drogës, krimit, korrupsionit. Dua të shpreh që kur u shfaq rihapja e çështjes Hajdari nga Izeti nuk më kanë munguar me qindra mesazhe  dhe plot propozime të ndryshme që unë të jem pjesë e sulmeve dhe presioneve kundër Saliut. Atëhere po ju përgjigjem publikisht se Sali Berisha nuk është fare i shqetësuar nga asnjëri nga ju sepse kjo që u rihap publikisht, siç ju citova më sipër, ajo do mbyllet me letra pa u hapur. Këto janë shashka politike të dala boje dhe gjithmonë kanë dështuar. Dhe këtyre që më kanë shkruar ju them nuk më afron dot mua kush asgjë për këtë çështje, nuk e bën dot lojën e majta me emrin e Azemit, sot si e bardha në të zezë egziston një kasetë ku Berisha akuzon me emra vrasësit dhe organizatorët politikë me në krye Nanon, kjo është e gjitha, mirëpo këto emra askush s’ka këllqe t’i thërrasë, t’i hetojë, t’i akuzojë; atëhere edhe publikisht gjyqi u bë dhe përfundoi. Në lidhje me atë që po ndodh midis Izetit dhe Saliut, mendoj se kjo ka përfundur pa u nisur.

 

Cili është mesazhi në emër të shoqatës Azem hajdari për të djathtën shqiptare?

 

Shoqata “Azem Hajdari”, krenare përgjithmone me emrin që mban i thotë të djathtëve në Shqipëri:

– ju sapo qeverisët me PS, atëhere kë doni të rrëzoni, ju sot keni shefe të opozitës Monika Kryemadhin, atëhere për cilën të djathtë luftoni,

– ju sot keni në parlament të votuar nga ju deputetë që njohin vetëm tenderat e PS,

– ju jeni që thirreni dhe keqpërdoreni gjoja për të rrëzuar të majtën por ajo po vazhdon të qeveris.

I vetmi shpëtim për të djathtën është rrëzimi i strukturave në PD një revolucion ekstrem poashtu edhe ai mbarëpopullor.

Për 10 vite larg Shqipërisë jam takuar e takohem shpesh me personalitete të larta të BE, KiE, PE poashtu edhe personalitete të njohura të të Drejtave të Njeriut; gjatë gjithë bisedave dalin në përfundim se jemi shumë larg BE dhe se politikanet tanë vetëm gënjejnë.

Image result for vrasja e azem hajdarit

Please follow and like us: