Albspirit

Media/News/Publishing

Sfidanti i Erdogan premton një Turqi ndryshe

Kandidati i partisë kryesore të opozitës në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, Muharrem Ince deklaroi se do të jetë e kundërta e Erdogan.

“Për 16 vjet, kemi një udhëheqës  si Erdogan që ka polarizuar shoqërinë dhe ndarjet brenda saj. Unë, do të jem pikërisht e kundërta. Unë do të jetë një president i cili bashkon shoqërinë dhe popullin”– ka thënë Ince kur kanë mbetur më pak se 10 ditë para zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

I i veshur me një këmishë të bardhë pa një kravatë  dhe i ulur nën hijen e një molle në kopshtin  e shtëpisë së prindërve të tij në një fshat i vogël në provincën Yalova në veriperëndim të Turqisë, kandidati republikan shfaq plot besim përpara zgjedhjeve të parakohshme të 24 qershorit.

“Gratë, me shami ose jo, qytetarë të majtë apo të djathtë, turqit apo kurdët, alevitë ose sunnitë, nuk do të kenë asnjë ndryshim”– tha ai një intervistë për AFP.

Please follow and like us: