Albspirit

Media/News/Publishing

Dëbohet nga fshati hoxha i shkarë që foli kundër babait të Haradinajt

Imami i Xhamisë në Fortesë të Rahovecit, Bedri Bytyqi pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit lëshoi një deklaratë nga e cila e pësoi keq. Pasi tha se asnjë hoxhë nuk do të duhej të shkojë në varrimin e babait të kryeministrit, fshatarët e kanë dëbuar atë nga xhamia e fshatit të tyre, shkruan Magazina.al. Sipas disa fshatarëve të Fortesës të vilët i kanë shkuar te dyertë e shtëpisë hoxhës Bedri Bytyqi, ai ka ikur nga shtëpia e tij. Lajmin për largimin e mundshëm të imamit të xhamisë në Fortesë e ka bërë të ditur Begzad Gashi.“Hoxha mbylli shtepine e la dhe Xhaminë dhe iku ende pa shkuar fshataret te dera e tij.Fortesa deboj Hoxhen pas deklarates skandaloze me rastin e vdekjes se Babait te kryeministrit Ramush Haradinaj. Respekt per bashkefshataret e mi”, ka shkruar Gashi.

 

Please follow and like us: