Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Mos Lale se e humbëm Çamërinë…

Ky fenomeni i qarkullimit të deputetëve, nuk përbën aspak cenim në mandatin apo statutin e një kuvendari të Republikës së Shqipërisë. Megjithëse ofiqet e mandatit në Shqipërinë tonë, janë aq të arta, sa nga përvoja ime aty, mes njohjesh dhe bisedash, kam dëgjuar me veshët e mi të thoshin se e dua mandatin për privilegjet. Kjo vërtetohet kollaj dhe koiçidon me atë që përkitazi transemetonte mbrëmë një kanal televiz i yni, Top Chanel, mbi privilegjin e doganave në futjen e mjeteve foriseria që sigurisht në bazë të vlerës kanë një taksë të lartë, por që asesi nuk mblidhet, nuk i shkon në favor të xhepit të hallemëdhenjëve qytetarë të Shqipërisë.

Ky është një nga krimet e pastra që legjislativi shqiptar kryen haptasi dhe në mes të ditës, në mos gaboj prej vitit 1998 a 1999, vlerë takse e munguar, e cila po të ishte mbledhur me siguri do ta kishte ndërtuar prej kohësh rrugën e Arbrit, atë që Edi Rama ua shpjegonte dibranëve si një vlerë tepër e kripur për buxhetin e shtetit të shqiptarëve. Në fakt nuk është aspak e tillë, por nisur nga ajo edukata e qylit dhe e lëmoshave apo huatë që vdesim të kërkojmë, kështu edhe kësaj here, ku përfliter për një riciklim të parave të drogës etj. Por jemi tek deputetët që qarkullojnë mandatin sikur qejfet e tyre, duke shpërdoruar haptazi votën e një komuniteti. Kjo absolutisht ka ndodhur me të gjithë krahët. Dhe është një nga fëlliqësitë si privilegjet që gëzojnë deputetët në lidhje me doganat, dietat, imunitetin e më the e të thashë.

Kjo në Shqipëri njihet si hasanizimi i politikës, për shkak të një pike vlimi që kapi në zgjedhjet lokale të vitit 2015…, kur plot kryetarë bashkish nga të majtë ktheheshin në djathtë ose anasjelltas, vetëm e vetëm për ruajtjen e mandatit. Kjo është arsyeja që sot kemi përshembull Kaçin e zi, blu… apo klanin e zemunit blu. Dhe një lloj shtrydhje të LSI për të ushqyer PS-në me ”figura” fantazmë si baba Taku. Një lesh e li shqiptarësh që nuk e merr vesh i pari të dytin. Pjesë e kësaj logjike është edhe kjo lëvizje e dy deputeve që veç sharmit, çantave, firmato, ndonjë suporti financiar nga pas, nuk i kanë sjellur asgjë elektoratit veç varfërimit të mëtejshëm dhe vetvrasjeve apo vrasjeve për shkak të depresionit dhe pritjeve pa fund. Aq sa sot një urrë shqiptar nuk e ka për dert të vrasi gruan a nënën në sytë e fëmijëve të tij.

Ky është një regres social që përkëdhel lukun e ca grave që rrojnë për inat të tjetrës a tjetrit, pa e kuptuar asnjëherë se sa shumë i janë larguar shoqërisë. Se sa shumë e kanë thelluar hendekun mes zgjedhësve. Por është lojë milionerësh, kush po i diskuton humbamenët e votës, ata që nuk duan veten dhe rrojnë me kënaqësinë e veshjes dhe lukut të Remes a Olta Xhaçkës.

Sot në fakt dy herë më të lënduar janë çamët. Megjithëse duhet ta kuptojnë se të korrat e qershorit si ky rasti i këtyre dy deputeteve, janë produkte të marrëveshjeve politike që nga çasti kur menduan dhe e transformuan një shoqatë në parti politike. Nga ato marrëveshje ku në vend të së drejtës dhe pronave në Paramithi e gjetkë, përfituan bashkinë e Rrogozhinës (zgjedhjet lokale 2015). Reme nuk ke faj. Je prudukt i shkëlqyer i pafytyrësisë sonë, që gdhihemi të djathtë, drekojmë si të LSI, e ngrysemi të majtë. I asaj kulture bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë. Se ta dish, kur vjen puna për një mëndje kundër, më shumë për të mirën e komunitetit aty në bazë, një anëtar i thjeshtë flet thjeshtë dhe thotë, ore kësaj here unë do votoj ndryshe se më pëlqen ky kandidati, edhe pse nuk i përket bindjeve të mia. Ta dish ‘ia lërojnë nënën me shpulla e pështyma’. Kurse ju e bëni publike me kamera, me show etj. Dhe ju duartrokasin… je pjesë e asaj kulture që ligjet bëhen për popullin, taksat për popullin, burgjet për popullin. Kurse imuniteti dhe privilegjet për ju. Më në fund e vuri re edhe profesor Rexhep Qosja, atë milionirizim tuaj, amarolatitetin tuaj përballë varfërisë galoponte që po i ha të gjallë shqiptarët brenda një informaliteti humnerë.

E ”humbëm” dhe Çamërinë Reme, është koha e telenovelave turke, Turqisë dhe Erdoganit, e iftareve dhe faljeve publike. Ku çuditërisht edhe vetë një masë e çamëve e shqiptarëve besojnë se do fitojnë të drejtat dhe pronat. Besojnë se do ndreqin shqiptarinë. Me kësi parlementarë mandatesh plot privilegje dhe pa asnjë prapavijë ndëshkimi. Bridh, bëj si të duash…, çfarë të duash, mbi të gjitha ligje për të tjerët veç për veten jo. Ndaj ti nuk ke se si bën përjashtim.

Please follow and like us: