Albspirit

Media/News/Publishing

Rama me helikopter në Klos, protestuesit: Shporru o kryemashtrues

Është bërë zakon tanimë që kryeministri Edi Rama të pritet me protesta nga të rinjtë e PD, nën udhëheqjen e deputetëve të zonës ku ai shkon. Kështu ndodhi edhe sot në Dibër, ku në krye të protestuesve demokratë qëndronte deputeti Xhemal Gjunkshi, për të cilin PD tha se është dhunuar duke u tërhequr zvarrë nga policia.

Por në qarkun verilindor, protestuesit nuk i janë ndarë kryeministrit. Edhe pse Rama ka preferuar të lëvizë me helikopter nga Peshkopia në Klos, ai është pritur sërish me protesta në mesditë.

Në videon e shpërndarë nga PD, shihet teksa ulet në Klos helikopteri me të cilin udhëtonte Rama dhe në tokë qytetarët e shumtë, mbështetës të PD, të cilët e presin me pankarta dhe thirrje kundër.

Please follow and like us: