Albspirit

Media/News/Publishing

Nacionalizmi maqedonas dhe distancimi i heshtur i faktorit shqiptar

Nacionalistët protestuan sërish në Shkup kundër marrëveshjes me Greqinë. Gjatë natës u shënuan edhe episode të dhunshme, kur një grup të rinjsh filluan të hedhin gurë dhe bomba molotov në polici. Forcat e rendit u kundpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës për të sprapsur protestuesit.

Benzinë zjarrit i hodhën deklaratat e kreut të partisë maqedonase të opozitës, Kristian Mikisky, i cili theksoi se “kurrë dhe me asnjë kusht, edhe nëse kjo më kushton jetën nuk do ta mbështes këtë kapitullim nga Zoran Zaev”.

Faktori shqiptar duket i distancuar nga përplasjet mes dy krahëve politikë në Maqedoni. Prania në qeveri dhe moskundërshtimi për zgjidhjen që u ofrua mund të konsiderohet parimisht edhe aprovim i marrëveshjes së arritur.  Nga ana tjetër Greqia beson se marrëveshja i shërben një Maqedonie unitare dhe frenimit të fondamentalizmit islamik te faktori shqiptar, çka sipas Athinës lidhet me interesat e Turqisë në rajon.

Sa i përket depërtimit të Turqisë në Maqedoni, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se në bazë të asaj që liderët e shqiptarëve të Maqedonisë i përcollën atij, Turqia po përhap fondamentalizmin islamik, duke dashur ta transformojë nacionalizmin e moderuar shqiptar në vatër të fanatizmit. /respublica/

Please follow and like us: