Albspirit

Media/News/Publishing

Denisa Gokovi: Nëse do e humbisja të vërtetën, nuk do isha pjesë e këtij realiteti të nënshtruar dhe konkurues

 

Ese

 

Çfarë po bëjnë njerëzit, më shumë se po tradhëtojnë idealet njerëzore, po shkelin veprimtarinë e emërtuar në synime të paqarta, po shfrytëzojnë objektivisht statusin e tyre alarmues dhe prioritare në qëllim pushtues.

Po harrojmë nga vijnë dhe si duhen projektuar nivelet përkatëse të njerëzve, po synojnë të poshtërohen në heshtje, po konfliktohen në indiferencë të theksuar ndaj hakmarrjes dhe kundërshtarëve tipikë.

Po formësohet politizimi me ankesa, përftohet në premtime dhe realizohen zhgënjimet si ndërlidhje kohore mbi bazën e fitimprurjes.

O njerëz, ku po takohemi me role të kundërta dhe pabesi të njëjtë?

A kemi timbër joshës për të nderuar të vërtetën, për të shkaktuar udhëzime të drejta dhe edukative në shërbim të mirëqënies njerëzore apo humbja e dikujt tjetër duhet të barazohet me fitoren time?

Sa shkaktarë, të pacipë, ordinerë, të paaftë, hulumtues, të frikshëm dhe arrogantë mban kjo tokë e zakonshme, e pashpirt me një buzëqeshje cinike që ironizon problematikat e mëdha njerëzore.

Ah sa do duhet të duket në princip, zgjedhja dhe motivimi i rilindjes së shpresës dhe destinacionit sukses.

Nëse unë dorëzohem tek ju, ju do arrini të tradhëtoni veten, por ky është morali i koduar në këmbim të injorancës dhe vetsakrifikimit, pa qenë nevoja të të besojë askush.

E di sa kushton kjo kohë e ndyrë në pëshpëritjen e fajit dhe tradhëtisë?

Aq sa nuk dua të dukem dhe të më njohin të gjithë…

Please follow and like us: