Albspirit

Media/News/Publishing

Japonia hakmerret për 4 vjet më parë

Japonia fiton ndeshjen e parë në Grupin H dhe e nis Rusi 2018 në mënyrën më të mirë. Suksesi i parë i aziatikëve ndaj një skuadre amerikano latine në një ndeshje Botërori dhe hakmarrje për humbjen e 4 viteve më parë, pikërisht në ndeshjen e parë në grupe. Në Mordovia Arena Kolumbia ishte favoritja, por e nisi ndeshjen shumë keq: në disavantazh numerik dhe në rezultat që në minutën e 3. Karton i kuq për Sanchez dhe 11 metërsh në favor të aziatikëve, që e shndërroi në gol në minutën e 6 Kagawa, duhej të ishte një kapitullim i plotë për Kolumbinë, por amerikano latinët ruajnë ritmin, madje edhe më të karikuar, duke tentuar disa herë kuadratin e Japonisë. Edhe me 10 lojtarë aziatikët nuk duken shumë të fortë dhe lëvizjet e Pekerman e ekuilibrojnë plotësisht situatën. Kolumbia gjen barazimin në minutën e 39, me një gol inteligjent të Quinteros. Kolumbiani ka shënuar me goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë barrierës. Portieri i Japonisë nuk e ka mbajtur dot jashtë vijës, gjë që është konfirmuar edhe nga teknologjia. Ishte e pritshme, ose logjikë loje se Kolumbia nuk mund ta ruante dot ritmin e lartë edhe në pjesën e dytë, duke qenë me një lojtar më pak. Japonia e shfrytëzoi në maksimum avantazhin e saj dhe shënoi golin e dytë me Osako në minutën e 73. Mesfushori goditi saktë me kokë i harruar nga mbrojtësi Arias. Humbet Kolumbia në debutim e nuk i ndryshuan lojën as me aktivizimet e James dhe Bacca. Merr kryesimin Japonia me 3 pikë, në pritje të përplasjes mes Polonisë e Senegalit, ndërsa për Pekerman kalimi i një grupi të ekuilibruar bëhet i vështirë…

Please follow and like us: