Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët që u arratisën nga paraburgimi në Athinë

Tre shqiptarë ju arratisën mëngjesin e sotëm nga qelia e paraburgimit në lagjen “Argjirupi” në Athinë. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar fotot e tre shqiptarëve. Ata kanë sharruar kangjellat dhe janë hedhur nga 10 metra lartësi.

Të arrestuarit ishin pjesë e bandës me 5 veta që u kapën në 13 qershor me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me një vlerë mbi 400 mijë euro.

Sipas deklaratës për shtyp të policisë greke, banda përdorte metoda speciale vjedhjeje, përcaktonin shtëpinë pasdite dhe natën hapnin dyer e dritare dhe rrëmbenin para dhe bizhuteri të shtrenjta.

Please follow and like us: