Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Ja prova se taksa për pronën është rritur 2-4 herë më shumë

Bizneset sot denoncojnë rritjen abuzive të taksave e cila sivjet do t’i kushtojë xhepave të çdo biznesi 230 mijë lek më shumë se sa tre vitet e marra së bashku. Vetëm taksa e pronës është rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa një vit më parë. Sa herë që Edi Rama flet për ulje taksash ndodh e kundërta!

Kur thotë që ka ulur taksat në fakt i ka rritur ato, kur thotë që punon për shqiptarë në fakt do të thotë se punon për bizneset e qeverisë, kur thotë që ka shpenzuar për shqiptarët në fakt ka shpenzuar për luksin e tij. Jo rastësisht mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, 500 mijë shqiptarë largohen sepse nuk ka punë, 1 milionë të tjerë aplikojnë për në SHBA sepse nuk ka shpresë. Taksat e rritura sot kapin vlerë e 5 miliardë USD në total, i paguajnë bizneset dhe shqiptarët për qejfet dhe luksin e rilindjes.

Ne foto, dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes. Ftoj bizneset e tjera të denoncojnë rritjen e taksave.

Please follow and like us: