Albspirit

Media/News/Publishing

Policia kundër një zonje 80 vjeçare mund te rendoje situatën ne Himarë. Nevojitet ndërhyrje nga Tirana

Eftixia Neranxi, e ëma e biznesmenit shume te njohur Nikollaq Neranxi shfaqet shume e revoltuar ne një video pranë komisariatit te Policisë Himarë, ndërsa ka denoncuar se po i grabiten pronat nga qeveria dhe se është fyer nga shefi i këtij Komisariati policor.

Ndërsa Kompania Neranxi ka depozituar tashme Kallëzim Penal për shefin e Komisariatit Himare, Arqile Gjikondi saktësisht për shpërdorim detyre dhe kryerje te veprimeve arbitrare, mamaja e biznesmenit të njohur shqiptar edhe për shkak te moshës qe ka, është ndjere e fyer nga dhuna e policisë ne prone te saj dhe ka kërcënuar se “do t’i presë kokën” me sëpatë shefit të komisariatit të policisë në Himarë dhe, ne fakt shfaqet me sqepar pranë komisariatit!

Siç mund t’a dëgjoni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, sipas saj shefi i policisë i ka thënë se do ta bëjë “copa copa”, duke nënkuptuar sipas saj pronat e saj në Himarë.

Duket qartazi qe e gjithë situata është renduar pas ndërhyrjes arbitrare te Policisë se Himarës kundër një aktiviteti te Institutit Kulinar Neranxi qe, sipas avokateve te Kompanisë Neranxi, ishte duke u zhvilluar ne përputhje te plote me ligjin dhe rregullat e duhura.

Minoritarët grekë në zonë prej kohësh zhvillojnë protesta kundër qeverisë, pasi pretendojnë se po u shkatërrohen pronat për shkak të një projekti për Himarën.

Ndërkohe, vete ish politikani Nikollaq Neranxi, për një sy racional, shihet dhe njihet si personi publik i cili ka ruajtur gjithmonë ekuilibra te nevojshëm midis komunitetit shqiptar dhe atij grek ne Himarë.

Te gjithë e mbajnë mend mire tortën gjigante qe kompania e tij realizoi me rastin e Shpalljes se Pavaresise te Kosoves dhe kujtojnë faktin qe nuk ka pranuar te beje kërkese për shtetësi greke, por ka mbajtur vetëm pasaportën shqiptare. Kjo ndërsa nuk janë te pakte shqiptaret qe janë auto deklaruar grek, edhe pa qene, për te përfituar shtetesine greke dhe privilegjet qe jep ky status.

Per tu kthyer tek ngjarja e rende dhe argumenti perkates, duhet thëne qe me siguri vete biznesmeni Neranxi do ketë njoftuar autoritet dhe pse jo, ish koleget e tij politikane sot ministra dhe, ne fakt ne një rast te tille duhet vepruar politikisht!

Dy janë mundesite ne te cilat autoriteti i Ministrisë se Brendshme duhet te veproje: Ose kjo grua 84 vjeçare, Eftixia Neranxi, te ndalohet dhe te përfundoje pas hekurave, gjë e cila duket e pamundur sipas te gjitha standardeve te se drejtës dhe sigurisht qe do sillte reagim te komuniteti himarjot; Ose te pezullohet shefi përkatës i Komisariatit deri sa te veprohet me shpejtësi dhe te verifikohet veprimtaria  e tij e ligjshme apo e paligjshme.

Rruge te mesme sigurisht qe nuk ka dhe, nëse nuk veprohet sigurisht qe situata edhe mund te degradoje ne incidente me te renda. Ndërhyrja e Tiranes është e nevojshme.

Please follow and like us: