Albspirit

Media/News/Publishing

Kroacia mund Argjentinën, Messi braktis skuadrën

Argjentina është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Kroacia duke pronotuar një biletë kthimi drejt Buones Aires përpara kohe. Tashmë Argjentina është më një këmbë jashtë Botërorit Rusi 2018. Prezenca e Lionel Messit nuk u vu re gjatë lojës, ndërsa kur Argjentina tentonte të shënonte krijonte raste të pastra për kroatët. Por pavarësisht rasteve të panumërta në 45 minutëshin e parë, dy skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjeve me rezultatin e bardhë 0-0. Rikthimi në fushë nuk i bëri aspak mirë Argjentinës, që vetëm pas 8 minutash e pa vetën në disavantazh. “Faj” në këtë gol të pësuar e kishte padyshim portieri i Manchester City, Willi Caballero që për një çast humbi vëmendjen duke lejuar që  mesfushori kroat në një goditje gjysmërafeshatë arriti ta deportojë topin në rrjetë.

Please follow and like us: