Albspirit

Media/News/Publishing

Sex-bomba shqiptare Anjeza Berati, feston sot 30-vjetorin e lindjes

Fotografia e Anjeza Berat

Hermes Nikaj

Këngëtarja, kërcimtarja dhe modelja sexy sot ka ditëlindjen. Ajo është nëna e dy fëmijëve dhe ka trup sexy. Karriera e saj artistike ka nisur disa vite më parë dhe shumë shpejt ka njohur suksesin e vet duke qenë e pëlqyer nga shumë fansa dhe admirues brenda dhe jashtë vendit.

 

Pasioni i madh për artin nuk mund të shkëputet nga pasionet e tjera për të qenë afër njerëzve duke dhuruar mirësi e dashuri. Kushdo që e ka njohur nga afër këtë artiste të hijshme ka parë se brenda saj është një botë e gjerë shpirtërore që lë mbresa të pashlyeshme. Pra te ajo bëhen bashkë, një shpirt, një mendje dhe një trup i bukur.

 

Përpos të tjerave, Anjeza ka dy shenja të veçanta, që e dallojnë nga artistët e tjerë. Emri i saj është tepër i veçantë, ndërsa mbiemri bart një qytet të lashtë, mbi dymijë e ca vjeçar.

 

Me këtë rast ne i urojmë një përvjetor sa më të këndshëm mes të afërmve, miqve dhe adhuruesve të shumtë.

shumtë.

Please follow and like us: