Albspirit

Media/News/Publishing

Humb jetën basketbollisti i njohur kosovar

Basketbollisti i njohur kosovar Gazmend Sinani ka ndërruar  jetë sot si pasojë e një aksidenti rrugor. Sinani ishte së bashku me pjestarët e tjerë të skuadrës kur ka ndodhur aksidenti në orët e para të mëngjesit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e basketbollit të Kosovës përmes një statusi në rrjetin social.

Gazmend Sinani ishte vetëm 27 vjeç dhe luante me përfaqësuesen e Kosovës prej disa vitesh. Ndërkohë ka luajtur dhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin ndërkohë që ishte dhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi.

Please follow and like us: