Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu Loni Papa

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa. Dramaturgu dhe autori i letërsisë për fëmijë ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Kujtojmë se vepra e tij më e njohur është drama “Cuca e Maleve”.  Mësohet se ceremonia e lamtumirës do të bëhet në Tiranë, ditët e ardhshme.

JETESHKRIMI
Loni Papa u lind më 28 mars të vitit 1932. Ai ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Papa mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.

Please follow and like us: