Albspirit

Media/News/Publishing

Stephan Lichtsteiner: TË TREGOHEMI PAK MË SHUMË INTELIGJENTË

“Kush provokon e pastaj humbet, është normale që të presë edhe një përgjigje të tillë.”

Stephan LICHTSTEINER,
kapiten i ekipit zvicerane të futbollit

Stephan LICHTSTEINER, flet për fitoren ndaj Sërbisë (2-1) si dhe për «incidentet diplomatike» që ju veshën kësaj ndeshjeje.

«TË TREGOHEMI PAK MË SHUMË INTELIGJENTË!»

(Pjesë e shkëputur nga intervista e Stephan Lichtsteiner, në gazetën «Le Matin»)
……..
– Nuk ju ka shokuar mënyra se si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shfaqën gëzimin pas golave të tyre, duke bërë simbolin e shqiponjës shqiptare?

Jo, aspak. Gjithkush e njeh kontekstin politik ; ka pasur shumë presion mbi ta e ne kemi patur shumë provokime përpara takimit. Ne jemi një ekip dhe ndihemi krenarë të kemi mes nesh lojtarë të tillë.

– Kujt provokimeve i referoheni?

Ka pasur shumë të tilla ; ju e dini mirë – madje edhe ministri serb provokoi. Nga njëra anë është normale. Këtu kemi të bëjmë me një histori shumë të vështirë, me një luftë tepër serioze. Mund t’ju përmënd këtu bisedat me Granit (Xhakën) ose me Valon (Behramin), prindërit e të cilëve kanë përjetuar ngjarje tepër të rënda.

– Është e vërtetë se kjo “festë shqiptare” ka krijuar pakënaqësi tek disa zviceranë, apo jo?

Aspak, një gjë e tillë është qesharake. Kur sheh se çfarë bëjnë ata në fushë, se si vrapojnë dhe japin gjithçka për ekipin zviceran, as që mund të mendohet një gjë e tillë. Kjo gjë më bën të qesh, dhe as mund ta imagjinoj që dikush në Zvicër mund të shqetësohet për një problem të tillë ! Të tregohemi pak më shumë inteligjentë, të kuptojmë historinë, që është pjesë e jetës së tyre. (përveç kësaj, Stephan Lichtsteiner-i e bëri vetë me të dy duart simbolin e shqiponjës shqiptare, siç tregon fotoja e mësipërme).

– Nëse i rikthehemi fundit të lojës, a mund ta kuptoni se pse serbëve u ngeci fitorja juaj në fyt?

Sinqerisht, as që më intereson një gjë e tillë. E vërteta është se serbët provokuan shumë. Ka shumë lojtarë në skuadrën serbe, që më pëlqjnë, të cilët i kam shokë si p.sh- Kolarov. Milinkoviçi apo Matiçi janë lojtarë të mëdhenj dhe njerëz të mirë. Me Ljajiçin, po ashtu, nuk kam patur kurrë probleme. Por po e përsëris edhe një herë se ka patur shumë provokime. Dhe në fund, ja që edhe kjo është pjesë e lojës : kush provokon e pastaj humbet, është normale që të presë edhe një përgjigje të tillë./edlira dedja/

https://www.lematin.ch/…/Lichtsteiner-Il-fau…/story/22216989

Please follow and like us: