Albspirit

Media/News/Publishing

Video qe nxjerr bllof llogaridhënien e kryeministrit Edi Rama! Nënës se biznesmenit te njohur nuk i jepet fjala ne Himarë!

Kryeministri Edi Rama ka tashme disa jave qe po realizon fushaten e tij elektorale te cilën e quan llogaridhënie dhe ku reklamon pa fund “magjinë” e zgjidhjes se problemeve te qytetareve nëpërmjet portalit “Shqipëria Qe Duam”!

Kryeministrit tone i bie vazhdimisht te përballet me ankesa te shumta te qytetareve te cilët i ankohen për problematika te cilat duhet te kishte zgjidhur formalisht Ligji dhe administrata e tij politike te cilën ai e reklamon si teknike dhe te merituar!

Padyshim qe e gjitha kjo është një organizim politik e cila çon ne forcimin e pushtetit te individit ne këtë rast kryeministrit Edi Rama i cili shfaqet si shpëtimtari i Drejtesise te munguar! Ka shume njerëz qe e përtypin këtë inskenim si reale dhe adhurojnë kryeministrin Rama, por duhet thëne dhe shkruar me germa te mëdha se ne te gjitha rastet dhe mosfunksionimi i drejtesise, ligjit dhe administratës, përgjegjësi direkt është vete kryeministrit Edi Rama!

Nga këto histori, ndodh qe shkarkohen disa individë sepse nuk kane zbatuar ligjin dhe kryer detyrën, te cilët gjasat janë te mos jene njerëz te partisë ne pushtet, pra PS se sotme te cilen e drejton me duar te hekurta vete Edi Rama dhe keshtu, përgjegjësi politik i kësaj situate shfaqet si Shpëtimtar ne vend qe te demaskohet si Pergjegjes politik!

Opozita për fat te keq mbetet akoma shume e dobët, por realiteti padyshim qe do i rreshkasi kontrollit politik dhe mediatik te kryeministrit Rama.

Kjo video e mes-poshtme qe e publikoi ne Facebook ish politikani dhe biznesmeni i suksesshëm Nikollaq Neranxi tregon qartazi sa sa fiktive janë fushatat e llogaridhënies se kryeministri Rama!

Zn. Eftixia Neranxi e ëma e Nikollaq Neranxit ka deklaruar se është dhunuar dhe fyer nga shefi i policisë ne Himarë dhe ne menyren e saj ka reaguar duke kercenuar vete shefin e policisë i cili me gjasa mund te këtë tejkaluar edhe ligjin!

Ne video Eftixia Neranxi shfaqet duke kërkuar te drejtën e fjalës dhe dëgjohet premtimi i vete kryeministrit per ti dhëne mundësi asaj te komunikoje personalisht me te pas takimit me Komunitetin, gje e cila nuk ka ndodhur dhe zonja ne fjale nuk është lejuar te komunikoje me kryeministrin e saj i cili rrogën e merr edhe nga taksat e paguara nga kompania e te birit te saj qe është ne 200 biznesmenët e mëdhenj te Shqipërisë!

Ne nuk e kuptojmë se cfare pret Opozita te dale me kete video dhe te demaskoje transparencën e takime te përditshme te kryeministrit ne “llogaridhënien” e tij si “lider global”, “popullor” dhe i “shume votuar”, por video flet vete dhe qarte se si nuk lejohet një zonje 84 vjeçare te marre fjalën ne takimin e te ashtuquajturës Llogaridhënie!

Jo ftojme ta ndiqni vete videon me poshte:

Please follow and like us: