Albspirit

Media/News/Publishing

Denisa Gokovi: Njerëzit duken të aftë kur nuk u kërkon asgjë

Ese

 

Njerëzit duken të aftë kur nuk u kërkon asgjë dhe përvetësojnë gabimet në shenjë miratimi.

Influenca ekonomike po rënkon në pjesëmarrjen e secilit nga ne duke pretenduar që qëllimet rivalizohen nga të njëjtat ankesa të palejueshme.

Tendenca për të urdhëruar të vërtetën është e shkelur dhe primitive, nisur nga tragjedia e varfërisë dhe eleminimit njerëzor.

Synimet janë thjesht përfaqësuese dhe arsimimi po ndërmjetëson dështimet ilegale të sektorit publik për të shpallur fitimprurjet në role të përcaktuara administrative.

Njerëzit kushtëzohen nga gjithcka që nuk kanë arritur dhe paaftësia për të zotëruar heshtjen pas mëkateve, po prek dobësitë e treguara prej kohësh.

Loja e parasë së globalizuar është shkak i mirfilltë dhe barazohet në kusht iracional si shtimi i popullsisë për të mbijetuar dhe aktivizuar konkurencën për humbjet fatale…!

Pabarazia luan rol kryesor si nga influenca dhe krijimi i varfërisë.

Ne dukshmëri, zhvillimi i qytetarizmit, kulturës, aktiviteteve sociale dhe moralit njerëzor është i pakoordinuar në Shqipëri si dhe hakmarrja, absurditeti i nivelit përcaktues njerëzor dhe humbja në vetvete pa nismë, mbeten faktorë kryesorë fatkeqësisht…!

Please follow and like us: