Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeparlamentarja serbe mbulohet për t’i takuar zyrtarët e Iranit

Serbia brenda një afati të shkurtër kohor ua ka hequr vizat një numri të madh të vendeve nga bota e tretë. Duke bërë kështu, ajo ka dashur t’i shpërblejë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Por, Bashkim Evropian ia ka tërhequr vërejtjen se kjo gjë mund të shtojë numrin e imigrantëve, transmeton Koha.net.

Këtu në veçanti është përmendur Irani nga i cili në Serbi që nga shtatori i vjetëm kanë shkuar 16 mijë veta.

BE-ja është e shqetësuar pasi, tashmë, një numër i iranianëve, përmes kanaleve të tjera ka ikur nëpër vende perëndimore.

Irani është njëri nga shumë vendet islamike që s’e kanë njohur Kosovën.

Please follow and like us: