Albspirit

Media/News/Publishing

Genc Pollo: Ky është një lajm i hidhur për Shqipërinë

Kreu i Komisionit të Integrimit Genc Pollo reagoi ashpër dje pasdite në lidhje me lajmin se Shqipëria u bllokua në negociata me BE.

 

Deklarata e Pollos

 

BE ka vendosur për të mos hapur negociatat për shkak të korrupsionit dhe të krimit qeveritar. Franca dhe Hollanda kanë vënë veton, kurse Gjermania ka kërkuar hapje negociatash me kushte. Vendimi do të rishqyrtohet pas një viti nga Këshilli Europian i cili do të vendosë vetëm kur të verifikohet se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe vetëm pas miratimit paraprak nga ato parlamente të vendeve anëtare që duhet të shprehen. Por edhe në këtë ditë të hidhur për shqiptarët qeveria ka pafytyrësinë të mashtrojë dhe gënjejë duke thënë se janë hapur negociatat. Ministri i Europës duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot bashkë me shefin e tij. Por të pafytyrët nuk njohin as moral dhe as përgjegjësi.

Please follow and like us: