Albspirit

Media/News/Publishing

Macron vjen në Shqipëri në vjeshtë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron viziton Shqipërinë në vjeshtë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë, ku foli për vendimin Brukselit sa i përket negociatave.

“Këtë vjeshtë një president i Francës do vizitojë këtë vend. Kur të vijë këtu do e shikojë ndryshimin. Kështu ndodhi dhe me kryeministrin belg. Erdhi në Shqipëri si dashamirës por dhe dyshues. Pas vizitës së tij në Tiranë ai ishte një nga zërat më të fortë që Shqipërisë duhet t’i jepet një datë. Kështu do ndodhë dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. Duke ia njohur mirë dinamikat në vendin e tij, por dhe idetë e tij për Evropën e falënderoj shumë për sforcon që bëri”, deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë po ashtu tregoi dhe dy takimet që pati me Kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe presidentin Francez.

Please follow and like us: