Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshet-diplomate të Kosovës në SHBA, Francë dhe Itali

Ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku, Bukurie Gjonaj ambasadore e Kosovës në Romë dhe zëvendës ambasadorja kosovare në Francë, Ulpiana Lama janë pa dyshim gratë më bukura të Kosovës në diplomaci. Nëse femrat nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet në shumë institucione shtetërore në Kosovë, këtë nuk mund ta themi edhe për diplomacinë. Në fakt Kosova është vendi me më shumë ambasadore në botë. Tashmë këto janë zonjat që nuk kanë vetëm një atdhe, por dy. Shesh herë i kemi parë në kronika ku ato jo vetëm bëjnë detyrat e tyre shtetërore, por i kemi parë pranë kosovarëve në problemet që ata kanë në këto vende.

 

Vlora Citaku ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa media perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999. Vlora Çitaku ka qenë ministre e Integrimit Europian, ish zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku ishte ministrja e dytë për Integrim Europian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009. Dhe pse në moshë fare të re ajo është majat e suksesit. Aktualisht ajo është ambasadore e Kosovës në SHBA. Çitaku përveç karrierës se suksesshme politike, cilësohet edhe si një femër e bukur dhe me vlera njerëzore.

Një tjetër zonjë e fortë dhe  përfaqësuese e Kosovës në botë është edhe Teuta Sahatçia, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA. Sahtçia njihet si një politikane,  e cila ka punuar fort për Kosovën gjatë mandatit të saj si deputete.

 

Bukurie Gjonbalaj, është diplomate e Kosovës dhe po shërben si ambasadore e Kosovës në Romë. Ajo ka qenë e martuar me kryeadministratorin e UNMIK’ut në Kosovë, Michael Steiner, i cili është diplomat gjerman, dhe ka shërbyer në Kosovë, Çeki dhe Indi. Gjonbalaj është ndër grate më të bukura kosovare.

Po ashtu në diplomaci ka shkuar përpara edhe Ulpiana Lamaj që ne e njohim si gazetare, pasi ka prezantuar një emision të rëndësishëm në Top-Channel. Lama  pasi u shkëput nga gazetaria është emëruar zëvendës ambasadorja e Ambasadës Kosovare në Francë. Suksesi i saj është dekoruar edhe me urdhrin “Kombëtar të Meritës”. Ky urdhër iu dorëzua me motivacion për punët dhe aktivitetet e saj të dalluara profesionale, shoqërore dhe akademike dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët. Dimplomacia kosovare nuk mund të gjente mënyrë me të mirë përfaqësimi se me gratë e saj të bukura./dritare/

Please follow and like us: