Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet peshkopi që përdhunoi murgeshën

Peshkopi Jalandhar Franco Mulakkal, është arrestuar sot pasdite rreth orës 17 me orën lokale në Kerala, të Indisë. Ai është akuzuar nga një murgeshë se e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur. Lajmin e bën të ditur website online Hindustan Times. Mulakkal, që dje ishte pezulluar nga funksionet e tij të Peshkopit, është i pari prift katolik i arrestuar në Indi me akuzën e abuzimeve seksuale. Entuziazëm i madh në radhët e murgeshave si dhe të eksponentëve të tjerë besimtarë dhe jo vetëm, të cilët prej dy javësh kanë manifestuar publikisht në Kochi, duke kërkuar drejtësi.

Please follow and like us: