Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Çani: ÇANEJT DHE LIDHJET E TYRE ME ÇARÇANAJT E FUSHEBARDHES

 

 

Pasi u dogj lagja “Kabashare”, Çanajt u larguan dhe u vendosën në pozicionin që kanë edhe sot. Në qëndër të fshatit Fetiu e Çanua dhe pak më djathtas Hazbiu. Ndërsa Hysnyu, Haxhiu dhe Xhelua në mesin e të dy çezmave të fshatit, kroi “Vithë” dhe kroi “Lekël”. Në të djathtë të kroit “Vithë”, në mes të Çanajve të tjerët ndaheshin nga përroi i kroit “Vithë”, 35 metra thellë.

Çanua i parë bëri djalë Abazin e parë. Ai u martua me gruan nga fshati Kardhiq, Sabiren. Ata të dy qëndruan 8 vjetë pa bërë fëmijë, prandaj morrën dhe bënë djalë të tyre Hazbinë, i cili më vonë u bë dervish. Por pas 8 vjetëve martuar, Abazi bëri dy vajza: Gjulon dhe Haxhenë si dhe 6 djem: Çanon, Fetinë, Hazbinë, Hysninë, Haxhinë dhe Xhelon.

Gjulua u martua me Bako Çarçanin e Fushë Bardhës, djalin e Çarçanit. Gjulo Çani ishte fëmija e parë e Abazit me Sabijenë. Ajo qe një vajzë e gjatë e bukur, e shëndetshme, nikoqire e madhe, dhe me dy kosa të gjata e të zeza. Kur mbushi 17 vjeçe martuan me Bako Çarçanin. Bakos i kishte vdekur gruaja e parë, nga Palavria, nga fisi i Hadërajve, që ishte motër e Afis Hadërit, nga familje e mirë e pasur dhe patriote. Ajo pasi bëri vajzë Ruhinë, vdiq. Por nuk e prishën miqësinë Hadërajt me Çarçanajt. Bakua ishte një familje e madhe dhe e pasur me blegtori, toka në Xarrë të Sarandës, me mulli bloje dhe me dyqan tregtie në fshat. Pas kësaj Bakua u martua me Gjulon nga Çanajt e Mashkullorës. Vajza e parë me gruan e parë të Bakos ishte Ruhia, e cila kur mbushi 18 vjeç u martua në Çuçajt e Delvinës, tek Njazi Çuçi. Familje e madhe dhe patriote në Delvinë. Njaziu ishte avokat në Delvinë. Pasi ai bëri djalë Estrefin, u vra nga qarqet greke që në atë kohë ishin të shumta. Pasi iu vra burri, asaj i vajti babai, Bakua, dhe i tha:”Ti nuk do ikësh nga Çuçajt, sa të bëhet djali 16 vjeç, për t’i dalë për zot, pasurisë së babait”. Dhe ajo ashtu bëri. Edhe djali kur u rrit u bë avokat, i cili pësoi të njëjtin fat si babai, u vra nga grekët.

Bakua me gruan e dytë Gjulon lindën vajzën e dytë, Dudinë, mbesën e Çanejve, si dhe djemtë Dautin dhe Avbdul Çarçanin. Ata të dy u shkolluan në Itali. Që të dy, të zgjuar e të mirë, të lidhur me qarqet qeveritare. Pasi mbushi 18 vjeç Dudi Çarçani, u martua në Delvinë tek Izet Minxha. Një avokat i mirë dhe patriot, mbaruar për drejtësi në Turqi. Ata lindën djalë, Ifetin, i cili dhe ky mbaroi për avokat. Dauti dhe Avduli si të mbështetur nga regjimi qenë shumë të gjendur me njerëzit, sidomos me të afërmit dhe me miqësitë në zonën e Gjirokastrës, por edhe në tërë Shqipërinë, pasi Dauti më vonë u bë Prefekt në Gjirokastër, në Berat, Lushnje dhe Shkodër.

Dauti u martua me grua italiane, dhe bëri fëmijët: Skënderin, Viktorin, Petritin, dhe Beniaminin. Të cilët kanë punuar shumë por për rrethana të ndryshme edhe kanë vuajtur shumë në jetë.

Djali i dytë, Avduli mori grua Lulen, vajzën e Mersin e Kali Gjoçës nga Zhulati. Një familje patriote dhe e pasur. Me Lulen ai lindi Siriun dhe Republikën. Siriu mbaroi gjimnazin e Gjirokastrës dhe u bë kuadër në brigadën e gjashtë. Pas çlirimit, ai studioi për drejtësi dhe u bë prokuro i përgjithshëm, më vonë zv.ministër i jashtëm, si dhe më pas ambasador në Rusi e Kinë. Njeri i zgjuar, i prerë e parimor. “..Nëpërmjet syzave të Siri Çarçanit, shoh botën!…”, thoshte herë pas here, Enver Hoxha. Siriu u martua me Bukurie Pitarkën nga Dibra dhe bëri vajzat Tamarën që u martua me Artan Godon, doktorin. Si dhe vajzën e dytë Lulen që u martua me inxhinierin e ndërtimit Mesul Peshtani sot i vdekur. Ndërsa Republika, vajza e Avdulit në moshën 18 vjeçare doli partizane dhe luftoi deri në Jugosllavi. Ajo ka pasur komandant batalioni mashkulloritin Maksut Myrtajn, i cili e ka përkrahur shumë. Republika u martua e Sinan Lamen nga Kuçi, partizan i brigadës së VI dhe kanë bërë fëmijët e tyre: Arjanin, Kastriotin, dhe Florën. Ajo sot gëzon ditët e pleqërisë në Tiranë.

Avduli pasi i vdiq gruaja e parë Lulja, u martua me gruan e dytë nga Alikajt e Zhulatit dhe lindën: Selaudinin, Selfon dhe Mukinin. Selaudini mbaroi gjimnazin e Gjirokastrës, pastaj filozofinë në Rusi. Ai punonte pedagog në universitet, por atu pësoi një aksident. U rrëzua dhe si pasojë u paralizua deri sa vdiq. Selfua ka punuar si shofer në Fier dhe ka lindur fëmijët: Blertën dhe Dalian. Ndërsa Mukini mbaroi për doktor dhe lindi fëmijët: Lorenën dhe Valtarin. Ai është pensionist në Tiranë.

Dauti dhe Avduli deri vonë, venin e vinin në Mashkullorë dhe ndihmonin konkretisht. Kështu ata kanë ndihmuar Shyqyrinë, babain tim, kur vajti ushtar në 1937-1938 e dërguan për të bërë një kurs për financë e polici në Itali dhe më vonë e vendosën doganier në Sarandë dy vjet; dhe në vitet 1940, po dy vjet policë në Jorgucat.

Siriu dhe Adili e më vonë Selaudini, vinin vazhdimisht tek ne, në Mashkullorë vetëm, me shokë dhe me aktivistë e patriotë si Themo Vasi, Ali Demi, e Demlush Taçin.

Kalia me Mersin Gjoçën lindën dhe Qeron, që u martua me Muçajt e Dunavatit në Gjirokastër, ata lindën dhe Hatixhenë që u martua në Xhenetajt, lindën dhe Xhindin, që u martua në Topullarajt në Gjirokastër. Ata lindën dhe tre djem, Refatin që u martua me Azizenë, vajzën e Hysen Shehut nga Kolonja. Lindën dhe Brahimin që u martua me Anushenë, motrën e Riza Kardhiqit. Lindën dhe Bexhetin që u martua me një vajzë nga Konispoli.

Banush Çarçani bëri dhe fëmijë të tjerë: Qazimin, Jekon dhe Halon.

Qazimi lindi këta fëmijë: Nafizin, Elmazin dhe Ezirenë.

Ndërsa Elmazi bëri fëmijët: Lizenin, Muharremin, Refon, Hasna, Bebenë dhe Habon.

Halua bëri fëmijët: Myftarin, Hetemin, Hankon dhe Halimenë.

Myftari bëri fëmijë: Sollonin dhe Nefon, me të cilët unë jam bërë shumë.

Rakiti me gruan e dytë Behançe Halluni nga Kardhiqi bërën fëmijë: Veli Çarçanin që u martua me Fato Çanin, vajza e Xhelo dhe motra e Halil Çanit në Mashkullorë. Jetoi në Mashkullorë deri sa vdiq.

Halil Çarçani bëri fëmijë: Seitin dhe Banushin.

Nuredin Çarçani bëri fëmijë: Nexhipin dhe Shaqirin.

Nexhip Çarçani bëri fëmijë: Faslliun, Hakiun, Tajarin dhe Kanon. Faslliu dhe Tajari qenë xhaxhallarët e Adil Çarçanit.

Hakiu bëri fëmijë: Adil Çarçanin, i cili më vonë u martua me Hava Spahiun nga Dibra, u bë deputet në tërë legjislaturat, ministër, zv.kryeministër dhe kryeministër i vendit nga 1981-1990. Adili lindi Teutën dhe Lidën. Hakiu bëri vajzë Nevron që e martuan me Sadik Bocen nga Lazarati. Një kuadër i zgjuar , i prerë dhe korrekt. Hakiu vdiq i ri. Kështu Adili si njeri i mirë i urtë dhe i zgjuar ka mësuar nën kujdestarinë e Daut Çarçanit. Tajari ishte vëllai i Hakiut dhe xhaxhai i Adilit. Ai ka punuar si kryetar komune në Dropull, dhe komandant i policisë në Kakavije. Vente dhe vinte tek ne në Mashkullorë dhe ka ndihmuar babanë tonë. Dhe ka ditur për lidhjet e Shyqyriut me Lëvizjen, bile e ka këshilluar të largohet se do ta arrestonin, por vetë nuk e mori pas. Kur u çlirua Gjirokastra u denoncua nga disa kuadro të Dropullit dhe u pushkatua te qiparisat mbi gjimnaz. Ai qëndroi me gjoks përpara dhe nuk pranoi gabimet që i kishin adresuar.

Tajari lindi fëmijët: Shpëtimin, Dritën, Fluturën, Fikon dhe Fredin.

Sahiti, djalë i Nuredinit dhe nip i Banushit bëri fëmijët: Rushitin, Zenelin e Neshat Çarçanin.

Neshati u martua me motrën e gruas të Novruz Matushit dhe bënë fëmijë: Ramiu, Mërkuri, Bardhuli, Vladimiri dhe Kanua. Ai e mbajti miqësinë deri vonë me Novruzin në Mashkullorë dhe në Izmir të Turqisë. Por edhe fëmijët e tij, sidomos Bardhuli. Por edhe me familjen e Islamit e Mufit Matushit. Por miqësi të madhe kishte me Haseni Haskën deri sa vdiq. Miqësi patën dhe fëmijët e tij.

Më vonën motra e Mahmudesë, gjyshes time, dhe e Musin Haskës, Memisha Haska u martua me Hazis Çarçanin. Ajo lindi djalë Eqeremin. Eqeremi u rrit më shumë në Mashkullorë deri sa vajti 18 vjeç, sepse Memishaja pasi lindi Eqeremin, vdiq. Kur Eqeremi vajti 18 vjeç doli partizan bashkë me Kanon dhe Nevro Çarçanin. Aty ra dëshmorë. Hazisi u martua me gruan e dytë nga Palavria, por dhe ajo i vdiq dhe mori gruan e tretë nga Hilajt e Zhulatit. Por miqësinë me Haskajt e Çanejt nuk e ndërpreu.

Më vonë Gjilfica, vajza e Çanos që ishte martuar me Mersin Haskën dhe kishte bërë 4 djem. Me ndërmjetësinë e Bako Çarçanit, u martua në Palavri tek Hali Hadëri. Lidhjet e Çanejve me kardhiqotë, Palavrinë, Zhulatin, Nivicën, Delvinën, që kishin lidhje me Çarçanajt dhe këto fise kishin lidhje dhe me fiset e Çanejve, Resulejve, Haskajt dhe Hamajt e Mashkullorës nuk e ndërprenë miqësinë pavarësisht se disa vajza vdiqën. Kështu Gjulua vdiq në 1915 në ullishtet e Vlorës.

Unë gjatë gjithë viteve të shkollës e të punës në Cepo dhe në rreth kam pasur mardhënie shumë të mira dhe kujdesin e Siriut, Adilit, Nevros, Bardhulit, Mërkurit, Xhelos, Myftarit, Azisit, Fatorit, Nefos dhe nga të gjithë kam ndier kujdesin e tyre. Ata kanë kontribuar shumë për mbështjetjen time, por edhe për ngritjen time në përgjegjësi. Për këtë ndihmë do tu jem mirënjohës.

Përfudimisht mardhëniet e Çanejve me Çarçanajt e Fushë Bardhës, Danajt e Kardhiqit, Alikajt e Zhulatit, Shehajt e Kolonjës, Hadërajt e Palavrisë, Rushitajt e Rusanit, me Çuçajt, Mersinajt, Ballacajt e Delvinës kanë qënë shumë të zhvilluara.

Çanua me Neimenë lindën edhe djalë…. që kur mbushi moshën 19 vjeç shkoi në Amerikë dhe su kthye më andej. Nga kjo ngjarje doli dhe shprehja në Mashkullorë “Humbi si shpata pa bisht“.

Ata lindën dhe Shemshon. Ai ishte një djalë i shëndosh, i gjatë, i fortë dhe i bukur. Fillimisht ai vajti me ballin, por nga presionet e kushërinjve të tij, reflektoi dhe iku. Mori pjesë në batalionin territorial të fshatit. Ai u vra nga artileria ballisto-gjermane që e qëllonte nga “Mulliri i Babait”, dhe u vra në drizat e Shkoresë, afër shpellës Kuçe, më 19 mars 1944, ku u gjet pas 6 ditëve. Sipas ligjit që është në fuqi quhet dëshmorë i luftës, por veteranët e fshatit e kanë penguar. Më vonë Çanua me Neimenë lindën djalë Belulin që u martua me Feron nga Kolonja, motrën e gruas të Tajar Myrtes. Ata lindën Rizanë, Alinë dhe Leskon. Ata vdiqën të dy, duke i lënë djemtë në interesimin e gjyshit Çano dhe ndihmës së Abaz Çanit e Rami Xhaxhiut, burrit të Lale Xhaxhiut nga Gjirokastra. Ata i sistemuan djemtë si si izmeqar tek Ceribashajt.

Çanua ishte shumë i fortë e me trup të madh. Gjoksin me shumë lesh që e mbante përherë të hapur dimër e verë. Fshati kurdoherë e vinte roje në fush. Njëherë kishin ardhur nja 10 kurveleshas nga Progonati. Ata kishin vjedhur dhe po piqnin misra që të hanin natën. Çanua që ishte roje i fushës vajti dhe i rrahu të dhjetë me zgjedhën e qeve. Çanon kurdoherë fshati e vinte të therte demat për mish sepse ishte shumë i fortë, dhe si shpërblim i jepnin kurdoherë likogjonin, që ishte 4-5 kilogram mish, si shpërblim për punën që bënte. Me atë mish ai ushqente nipërit jetim, Rizan, Alin e Leskon që ia kishte lënë djali, Beluli, i cili kishte vdekur i ri .

Leskua u martua me Inajeten, vajzën e Nustret Matushit dhe të Nevros, vajzës të Tajar Myrtes. Leskua së bashku me Inajeten lindën Maksin, që u martua me Mirën e që bënë dy vajza, Rudinën dhe Ajden, dhe djalin Sokolin. Mira vdiq e Maksi u martua sërisht, me Evën. Leskua dhe Inajetja lindën Arturin martuar me Adrianën, Ëngjon martuar me Natashën, Edin martuar me Yllkën, të gjithë jetojnë në Gjirokastër. Leskua para se të martohej me Inajeten, ka vuajtur shumë. Më vonë ai ka punuar si brigadier në ndërmarrjen “Myzafer Asqeri” dhe më vonë si magazinier në tregti. Ai ka qenë kurdoherë i ndershëm dhe shumë punëtorë. Gruaja e tij ka punuar në spital si kryeinfermiere dhe sidomos njerëzve të zonën së Kardhiqit u ka shërbyer natë e ditë. Tani Leskua është i sëmurë prej dy vjetësh, i paralizuar dhe Inajeti merohet duke i shërbyer.

Rizai dhe Aliu shkuan shërbëtorë në Çeribashaj në Gjirokastër te një tregtar i mirë. Ai tregtar jo vetëm që ishte vetë i mirë, por të mirë kishte dhe gruan e tij. Atje merreshin me punë të ndryshme, sidomos me pazarin dhe kujdesin për fëmijët. Më vonë ata dolën partizanë dhe ranë në ballë të luftës dëshmorë. Kurse vëllai i vogël, Leskua, u rrit derë më derë te të afërmit e tij.

Çanua bëri dhe vajzën, Gjylficën, që u martua me Mersin Haskën dhe bënë djemtë: Zylfon, Jashikun, Jaçon, Siriun.

Mersini vdiq dhe nga miqësia që Çanejt kishin me Çarçanajt, e martuan Gjilficën në Hadëraj në Palavli, tek Ali Hadëri, familje shumë e pasur. Kur e dërgonte me pushime Gjylficën në Çanej të Mashkullorës, e dërgonte me karro me katër rrota dhe me fuçi me vaj ulliri dhe me ullinj. Gjilfica lindi dy vajzat: Paqon që u martua me Qemal Bllacin. Dhe ata bënë djalë Martinin në Delvinë si dhe vajzën e dytë Xhevizen, që u martua me Ziver Rushitin nga Rusani dhe lindën djalë, Bertin. Çanua lindi edhe djalin tjetër, Kamberin që u martua me Ballkëze Beqirin. Këta të dy lindën e rritën: Gjulon, (martuar me Subi Xhaferin nga Gjirokastra); Shaqen, (martuar me Ferit Dervishin nga Kalivaçi i Tepelenës); Farien (martuar në Bushaj-Erind); Gemen,(martuar me Zelon nga Tepelena); Mirandën, (martuar me Ibrahimin nga Përmeti); Buqen (Ka vdekur dhe qe martuar me Adriatikun nga Këlcyra). Edhe këta, po t’i llogaritësh të gjithë së bashku kanë bërë plot nipër e mbesa të Kamberit e të Ballkëzes. Kamberi ka qenë njeri i ndershëm por i skamur. Kur isha në ekonomi më parë e më vonë në rreth Kamberi vinte si njeriu im, por kurrë nuk më ka kërkuar e ngatërruar. “Ne, të afërtit që të të duam ty, duhet të të lëmë rehat”, më thoshte shpesh ai.

Përfundimisht Çarçanaj janë shumë familje në Fushëbardhë të ndarë në Çarçanaj të sipërm e të poshtëm e që kanë kaluar mirë me njëri-tjetrin. Ata kanë lidhje me tërë zonën, por sidomos me Mashkullorën, Delvinën dhe Palavrinë. Ne jemi bërë shumë në miqësi me Çarçanajt dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin edhe për faktin se ata niseshin për Gjirokastër një ditë para, gdhiheshin në Mashkullorë vetë e me kafshë dhe të nesërmen venin në Gjirokastër për punë dhe Pazar.

Djali i dytë i Abazit të parë dhe i Sabijes ishte Fetiu. Ai u martua me Mamudien. Ajo qe një grua e gjatë dhe e mbushur, plot shëndet me flokë të zeza të mbledhura kosa, me zë burri të fortë. Mamudia ishte vajza e Dajlan Haskës dhe e nënë Zuros nga Erindi i Gjirokastrës. Vajza e sheh Hysenit dhe motra e Mersin Shehut. Të dy Shehaj në Erind. Dajlani dhe Zuraja kanë qënë të pasur me dhën e kullota dhe me tokë në fushë. Fetiu ka qenë një burrë i gjatë dhe i shëndoshë, i zgjuar pa masë prej natyre si dhe trim i madh. Ai ishte një administrator i mirë i ekonomisë.

Që të dy, Fetiu dhe Mamudia lindën në fillim vajzën, Lalenë dhe pastaj djemtë: Abazin, Shyqyrinë, Lufton, Neshetin, Bejon.

Laleja fillimisht u martua në Zotaj të Bashaje në Smokthinë me ndërhyrjen e miqve të tjerë nga Kuçi, të Peçajve e të Gjolikajve që kanë qënë ortakë me dhi, dhe i kullosnin në Mashkullorë dhe në Kuç dhe kanë ndihmuar shoshoqin. Në një familje me shumë plaçkë e bagëti. Ata lindën vajzën me emër Drita, por i vranë Lalesë burrin për hasmëri, hakmarrje.

Thonë se Zotajt qenë nipër të Cane Smokthinës, trimit vlonjat kundër xhonturqe, por me dredhi e ftuan në Vlorë. Ai vajti dhe e helmuan mu në kafe. Populli i ka kënduar:

“O Cane Miftar Smokthina

T’u mbush varri trëndelina!

Pse s’na more neve trima

Të bënim në Vlorë prima?”

Këtë këngë e këndonte vazhdimisht Abazi, kur mblidheshin në sebepet që kishin.

Pas vrasjes së burrit të Lalesë vajti Abaz Çani, i vëllai, me Musinë, dajon e tij dhe me tre miqtë e tyre nga Kuçi, me Peçaj e Gjolikaj, dhe Hito Zaçja që në atë kohë ishte kryetar i komunës së Kuçit që e kishin mik. Këta kishin bërë dhe krushqinë. I pritën mirë. Hëngrën e pinë dhe aty nga ora 24.00 e natës muarr Lalenë. Dolën, duke lënë vajzën atje. Për gjithë natën mbrritën në Kuç dhe të nesërmen erdhën në Mashkullorë. Më vonë Laleja u martua tek Rami Xhaxhiu në Gjirokastër me ndërmjetësinë e hallës së saj, Hatixhe Kadareja dhe të kunatës Xhevro Xhaxhiut. Ramiu kishte bagëti dhe prona në Sarandë. Rami Xhaxhiu ka qënë shumë i pasur, me dhen të shumta, me toka e kullotë në Sarandë. Këmborët e zilet e dhenve të Rami Xhahiut dëgjoheshin që nga Çajupi kur kopetë qenë në Gjirokastër. Kur u formua ekonomia e Cepos, dhe ato i bleu xha Veipi, të cilat u përdorën dorë pas dore në kopetë e kooperativës deri në shpërbërje. Pas çlirimit, ai gjithë pasurinë e dorëzoi në shtet. Disa gojë thonë se kur erdhi gjermani në Gjirokastër, Ramiu doli dhe i priti i veshur me kostum popullor bashkë, me disa gjirokastritë të tjerë. Këtë ai se ka pohuar kurrë. Në vitet e para deri më 1955 familja, e tij ka vuajtur shumë, megjithëse gruaja e tij kishte 6 vëllezër dëshmorë. Jetonin me shitjen e gështenjave të ziera në ushtri. Fëmijët i mbetën pa shkollë dhe nuk i jepnin shpjegim, se cila ishte arsyeja. Atëhere shkoi në Tiranë Abazi, takoi Siri e Adil Çarçanin dhe ata u takuan me Bedri Spahiun dhe Haki Toskën. Aty Bedriu sqaroi se Ramiu kishte ndihmuar materialisht lëvizjen si dhe 1 vit e gjysëm qarkori i Gjirokastrës kishte shtapstilografin në Bimës me shkalla nga Adem Putua, jo në avlinë kryesore. Pastaj edhe 6 dëshmorët që kishte Laleja. Kështu që fëmijët u lejuan për shkollë dhe u bën kuadro.

Ramiu dhe Laleja lindën Mezaqetin, që u martua me Masar Sinojmerin; lindën Gelimetin që u martua me Fadil Hormovën; lindën Lumturinë, që u martua me Eduard Shehun nga Kardhiqi; lindën Sahitin, që u martua me Çevinë nga Fieri si dhe Tomorin që u martua me Bardhën nga Delvina dhe kanë bërë Vojsavën dhe djemtë Edin dhe Ramiun. Sahiti më 14 Qershor 2007 vdiq, pas një operacioni që bëri në Tiranë dy ditë para se të martonte djalin e tij të vetëm Erjonin. Edhe këta kanë lindur e rritur vajza e djem të edukuar, të cilët punojnë në sektorë të rëndësishëm.

Fetiu dhe Mamudea lindën Abazin, gjatosh dhe i hollë e me fytyrë të bukur, me sy të çelët dhe shumë i zgjuar, ishte i zoti i fjalës dhe i halleve. Kurdoherë e marrin për të dhënë mendime me vlerë e zgjidhje problemesh shoqërore, familjare në zonë e gjetkë. Abazi u martua me Bele Canin, vajzën e Meleq Myrtos nga Mashkullora. Abazi qe shumë i zgjuar dhe orator i madh. Ai dallohej në takimet e rëndësishme që kishte fshati, zona apo Gjirokastra, prandaj e thërrisnin kurdoherë për problemet që ata kishin. Ai vdiq 71 vjec nga tensioni. Belia qe një vajzë e grua shumë e urtë, shumë nikoqire e mikëpritëse shumë e madhe. Ata lindën Kanon, që u martua me Godo Haskën nga Mashkullora, që ishte oficer në Mat e Durrës, dhe atje lindën tre djem. Godua qe një baba e kuadro shembullor, por vdiq i ri nga zëmra. Kanua qe e urtë dhe nikoqire dhe dhembshur, sidomos për të tre djemtë dhe vëllanë e saj Hektorim. Godua e Kanua bënë shumë sakrifica saqë të dy djemtë Benin dhe Artanin i nxorën doktor. Kanua vdiqi në moshën 71 vjec nga zemra. Patën fëmijë: Dëfrimin,që u martua me Rudinën dhe kanë bërë djemtë e tyre: Arbenin, Artanin që është martuar me Milekon nga Hormova e Tepelenës.

Abazi dhe Belja lindën: Sejatin, që u martua me Harije Ahmetin, vajzën e Bedriut, që lindën Miron, e cila u martua me Halim Xhaxhiun dhe lindën: Lulen, Lalen, dhe Enxhin.

Sejati dhe Hajria lindën dhe tre djem: Melsin, Adriatikun, që është martuar me Dhuratën, nga Dibra dhe kanë lindur: Serdin dhe Paulën.

Prolen që është martuar me Majlindën, nga Golemi dhe kanë lindur: Xhulianon dhe Xuhanën.

Sejati ka punuar në ushtri, ka qënë i dashur dhe i kujdesshëm për të gjithë njerëzit. Kurse Hajrieja ka punuar në bujqësi dhe u ka shërbyer nipërve dhe mbesave me shumë kujdes. Ata jetojnë në Mashkullorë. Abazi e Belia lindën edhe vajzën, Mequzen, që u martua me Zenel Bistrin nga Mashkullora. Edhe këta kanë lindur:

Fridën, që u martua me Jorgo Dhimën dhe kanë bërë dy djem: Angjello dhe Lefterin që sot jetojnë që të dy në Greqi.

Bertin, që është martuar me Tanën dhe që kanë bërë 4 fëmijë: Anisa, Kevin, Pranvera, Ledia, Simonin.

Valbonën, që u martua me Nesti Thanasin dhe kanë bërë një vajzë, Marien.

Loretën që është martuar me Mehmet Jaupin kanë Emën.

Zeneli kurdoherë ka qënë i shoqërisë dhe i muhabetit, i aktivizuar shumë me problemet shoqërore, i gjëndur për të mirat e të këqiat e njerëve, por i sëmurë dhe disa herë është bërë operacion. Mequa ka qënë kurdoherë nikoqire dhe mikpritëse. Ajo është shumë e dashur. Zeneli e Mequa gjithmon kanë qënë në gjëndje të keqe ekonomike, me rroga të ulta dhe shumë fëmijë, por gjithmon kanë ditur ta përballojnë gjëndjen.

Abazi e Belja lindën djalin e dytë, Hektorin, që u martua me Leta Goxhajn, të bijën e Alush Goxhajt dhe Sheros nga Kardhiqi. Hektori ka punuar si diplomat në Ministrinë e Jashtme, në ambasadë në Greqi dhe Bullgari, kurse Leta ka punuar në librari. Hektori ka qënë shumë i zgjuar, shumë i dhëmbshur, një shok besnik por i sëmurë nga zëmra dhe vdiq pa mbushur 58 vjec, në 12 Prill të vitit 2000. Leta dhe Hektori lindën: Sokolin, martuar me Anilën dhe lindën: Marija Lenën. Jetojnë në Greqi

Etlevën, martuar me Foti Lenkon dhe kanë lindur: Anën dhe Aleksandrin. Jetojnë në Greqi. Erionin, martuar me Elenën dhe kanë lindur djalë Hektorin dhe Sofinë. Jetojën në Durrës. Gentianin, martuar me Dorinën dhe kanë lindur vajzë Sofinë. Jetojnë në Durrës. Manjolën, martuar me Adin dhe kanë lindur fëmijë Dejvin dhe Ajnurin. Jetojnë në Durrës.

Sokoli dhe Etleva punojnë emigrant në greqi, kurse Erioni, Gentiani dhe Manjola të tre të martuar punojnë me tregëti në Durrës. Abazi dhe Belia lindën dhe djalin e tretë, Avniun që u martua me Lushi Myrten, vajzën e Omarit. Avni ishte oficer në Xhenio, kurse Lushi punonte në shtëpinë e pritjes. Ata të dy lindën dy fëmijë: Teutën, Taulantin. Që të dy ekonomist të lartë dhe jetojnë në Tiranë.

Fetiu dhe Mamudeja lindën edhe djalin e dytë, Shyqyriun.

Shyqyriu u martua me Fetien, vajzën e Selim e Begzo Bistrit nga Mashkullora. Shyqyriu e Fetia lindën: Njaziun, Sanien, Flamurin.

Shyqyriu ishte një burrë mesatar, me shëndet të mirë, fytyrë zeshkane, me mustaqe të shkurtra e flokë të zezë, i urtë, i zgjuar dhe trim. Fetieja qe një grua e gjatë, e hollë, e bukur, me flokë të zinj e të lidhura kosë. Ashtu i ruajti gjatë gjithë kohës. Që të dy: Shyqyriu dhe Fetieja këndonin shumë bukur në fshat, kjo ishte dhe arsyeja që ata i thërrisnin shpesh nëpër dasma, sepse me zërin e tyre ta hidhnin dasmën përtej.

Ky çift bashkëshortësh, siç e theksova pak më lart, lindën:

Njaziun      (8 korrik 1936)

Sanijen      (19 shtator 1939)

Flamurin   (5 gusht 1943)

Fetia ka qenë shumë punëtore. Ka qenë gjithmonë për të sakrifikuar, që fëmijët t’i mësonte. Shyqyriu fillimisht punoi në blegtori me dhentë e dajës së tij, të Musinit dhe më vonë me dhëntë e tij, duke u përkrahur nga daja i tij Musini, ai në 1937 mori një bursë 2 vjeçare në Itali, ku mësoi për polic finance dhe dogane.

Më 12 gusht 1963 Njaziu u martua me Farfuri Rukon nga Picari, një vajzë e rritur tek xhaxhallarët e tij nga Picari. Ata lindën:

Agimin, djali i parë, i cili u martua me Keta Dadën e këta kanë lindur një djalë, Jonianin. Kanë mbi 10 vjet që ata jetojnë në Greqi. Agimi ka mbaruar për oficer tankist, kurse Keta Dadja ka mbaruar për ekonomiste. Pastaj Njaziu me Farfurinë lindën vajzën e parë, Albanën, që u martua me Selam Velën, duke lindur dhe djalin e parë, Eriglenin. Albana është një vajzë e bukur, e mirë, por kohët e fundit është sëmurur nga humbja e shikimit, për të cilin është operuar në Turqi, por nuk ka patur rezultate të mira. Ata jetojnë në Tiranë. Farfuria dhe Njaziu kanë Lindur edhe vajzën e dytë, Aurorën, që u martua me Simo Pucin, inxhinierin mekanik dhe tregtar. Ata lindën vajzat: Elena, Adrenicën, Katerinën. Aurora dhe Simua jetojnë në Fushë të Mashkullorës.

Njaziu dhe Farfuria lindën dhe djalin e dytë, Armandon, martuar me Doloren nga Tolajt e Shtëpëzit. Ata kanë lindur djalë, Devisin. Armandua punon në polici dhe jetojnë në Gjirokastër.

Shyqyriu dhe Fetieja kanë lindur dhe vajzë Sanien e martuan me Asllan Kalemin nga Mashkullora. Sania ka qenë mësuese matematike. Ajo ka punuar 10 vjetë në Prongji dhe më vonë në shkollën “Urani Rumbo”. Asllani ka qenë doktor për 10 vjet në Prongji e më vonë në Spitalin e Gjirokastrës, deri sa doli në pension. Tani jetojnë në Tiranë. Asllani dhe Sanua kanë lindur vajzën e tyre të zgjuar e të mrekullueshme, Hënën, që u bë doktoreshë. Ajo martua me doktor Kujtim Golemin e bënë dy vajza: Ilvën dhe Lolitën, të mira dhe të shkëlqyera në shkollë. Kujtimi ndërroi jetë para kohe dhe Hëna aktualisht është në Çikago të Amerikës me të dy vajzat. Asllani dhe Sanua kanë lindur djalin, Romeon, martuar me Moza Baxhan e kanë lindur Anordin dhe Rozën. Romi merret me biznes kurse Moza është arsimtare. Asllani e Sanua kanë lindur dhe djalin, Abedin Kalemin. Ata janë përqendruar në Tiranë kohët e fundit.

Shyqyriu dhe Fetieja kanë lindur dhe djalin e dytë, Flamurin, që është martuar me Pajtore Kondin nga Zhulati. Flamuri është agronom dhe ka punuar në Picar, Cepo dhe në Komitetin Ekzekutiv në Gjirokastër. Ai ka patur kurdoherë rezultate të larta në punë, ka pasur kurdoherë shumë miq dhe shok. Paqua dhe Flamuri kanë lindur vajzën, Anilën, e cila është martuar me Rustem Shehun nga Lekdushi i Tepelenës. Ata kanë lindur: Megin dhe Rejin. Jetojnë në Tiranë.

Anila është arsimtare e ciklit të ulët, kurse Rustemi ka qenë oficer, por ka dalë në lirim. Jetojnë në Tiranë. Flamuri dhe Paqua kanë lindur dhe vajzën e dytë, Aksinjën, martuar me Sokol Sinën nga Gjirokastra dhe kanë lindur Alidhën. Aksinja është arsimtare për biologji. Ata kanë lindur dhe vajzën e tretë, Kozetën, mjeke gjinekologe-obstetrike, si dhe vajzën e katërt, Blerinën, e cila ndërroi jetë kur ishte dhjetë muajshe, pra më 27 prill 1974. Flamuri dhe Paqua kanë lindur dhe djalin, Kreshnikun më 15 dhjetor 1976, i cili ka mbaruar për jurist. Ata kanë lindur dhe djalin e dytë, Ermalin më 14 tetor 1978. Edhe ky ka mbaruar për jurist. Ermali është martuar me një juriste, Afërdita Ukcama, duke lindur dhe djalin e tyre, Florin.

Flamuri aktualisht banon në Tiranë.

Djali i tretë i Fetiut dhe i Mahmudies ka qenë Luftua. Ai në moshën 26 vjeçare, i pamartuar, një djalë i qetë, i urtë, i fortë e shumë trim, u vra në Labinot- Fushë më 12.9.1944 kundër gjermanëve.

Djali i katërt i Fetiut dhe i Mahmudies ka qenë Nesheti, që u martua me Mine Mirten. Këta lindën Vezvinë. Mineja u sëmur dhe vdiq, duke lënë Vezviun të vogël. Pastaj Nesheti u martua me Mele Çerepin nga Zhulati. Lindën Afërditën që u martua me Hajredin Memushin, si dhe Petritin që ka vdekur.

Vezvia u martua me Mersin Peçin nga Fushëbardha. Ata lindën Marjetën, martuar në Bilisht me Beni Dostin. Kanë lindur djalë, Besmirin, martuar me Anila Dobron. Edhe këta kanë lindur vajzën, Shqiponjën, martuar në Muhaj të Fushëbardhës. Kanë lindur dhe djalin, Batan, martuar me greken Detin.

Djali i pestë i Fetiut dhe i Mahmudies qe Bejoja. Ai u martua me tiranasen nga Selita, Merjemen dhe lindën djalin, Agronin që u martua me Vjollcën e që kanë lindur Altinin, Albanin dhe Artezën. Bejua dhe Merjemja kanë lindur Skënderin, që u martua me durrsaken Diana e që kanë djemtë: Skerdian e Besardin.

Ata kanë lindur djalin e tretë, Fetiun, martuar me Olimbinë nga Lushnja. Dhe këta bënë Oltin dhe Anilën. Djali i katërt i Bejos dhe Merjemes është Farudini që u martua me Linditën, dhe bënë djalë, Liseinin. Bejua me Meriemen kanë lindur dhe vajzën, Fatmën, që u martua me Kosta Jovanin nga Jergucati(ka vdekur) e kanë dy vajza: Joana, Alketa.

Djali i tretë i Abazit dhe i Sabies ishte Hazbiu, që u martua meBukurien nga Kardhiqi dhe bënë vetëm një vajzë, Viton, që u martua në Kardhiq me Sado Danen, vëllai i Besho Danes. Dhe këta të dy bënë një vajzë, Lulen edhe atë martuar në Kardhiq, në Mersinaj.

Djali i katërt i Abazit dhe i Sabies qe Hysniu, që kish grua Merushen. Ata bënë djemtë: Jupen, Duron, Hetemin.

Hetemi vdiq në moshën 22 vjeçare, kurse Jupja u martua me Shaqen, duke lindur Hazbiun që u martua me Letën e që kanë vajzë, Nurjen.

Djali i tretë i Hysniut ka qenë Durua. Ai u martua me Nakon, të bijën e Jonuz Bistrit dhe Harjesë. Këta lindën: Sulo Çanin, që u martua me Bukurinë nga Kardhiqi.

Astritin, që u martua me Shano Resulin nga Mashkullora; djalin, Refikun, martuar me Temen nga Gjati; djalin, Masarin, martuar me Haxhon nga Arshilengua; djalë Selaudinin, martuar me Viton nga Bashajt; dhe vajzë, Shanon, martuar me Xhevatin nga Mashkullora. Ai është i ardhur nga Golëmi. Ai është nga fisi i Alikaje e kanë lindur djemtë: Alushin, Artanin, Shefqetin.

Sulua dhe Bukuria kanë lindur: Mediun, martuar me Llora Kane Pucin dhe lindën Erjonën dhe Ruxhers Çanin.

Asqerinë, martuar me Katerina Çavon dhe lindën: Ersenën dhe Sulejman Çanin.Bashkimin, Trëndafilen.

Ndërsa Astriti dhe Shanua kanë lindur: Spartakun, Hodon, Edin, Zagollin, Zanën.

Hodua është martuar me Anila Bistrin dhe kanë lindur Adin dhe Metan Çanin.

Spartaku është martuar me Letën dhe kanë lindur Klodin dhe ……

Edi martuar me Vasilikën dhe kanë lindur: Redonin dhe Marinë.

Refiku dhe Temja kanë lindur: Arbenin, Ermionin, Pëllumbin, Lauretën

Masari me Haxhon kanë lindur: Hysniun, Fatosin, Vjollcën, Landin.

Dhe Selaudini me Viton kanë lindur: Besnikun, Iglin, Elidonin.

Të gjithë fëmijët e Duros dhe të Nakos kanë lindur djem dhe vajza të mirë e të dashur.

Djali i pestë i Abazit me Sabien, ishte Haxhiu, që u martua me Sabon. Ata lindën: Laverin dhe Behançen.

Laveri u martua me Qamon dhe lindën Shpresën, që u martua me Thimjo Pucin dhe bënë tre fëmijë: Ritën, që u martua me Stavro Kondurin nga Saranda, bënë djalin Zaho, martuar me Vojsava Prodën nga Vergoj, si dhe Pëllumbin, martuar me Kozi Priftin nga Gjirokastra.

Laveri dhe Qamua lindën edhe Sabon që u martua me Ali Dacin dhe lindën fëmijët: Tashën, që u martua me Çobo Vehipin; Shpëtimin, që u martua me Yllkën nga Delvina dhe sot janë në Kanada; Selimi, martuar me Violetën që jetojnë në Bulqizë; Yllkën që është në Tiranë; Valin që është martuar me Baki Balën e që janë në Tiranë; Mirin, martuar Liljana Novin e që sot jetojnë në Durrës.

Laveri dhe Qamua bënë djalë Namikun, martuar me Përparimen, vajzën e Qerim dhe Mihana Dades dhe kanë lindur: Leonorën, martuar me Ilir Cicon; Gencin, martuar me Inën nga Dunavati; Kelmendin, martuar me Anilën nga Dunavati; Rajmondën, martuar me Eriastin nga Piqerasi i Himarës; vajzën Linditën dhe djalin, Ilirin martuar me Elan nga Saranda.

Laveri me Qamon kanë lindur edhe djalin e dytë, Haxhiun që u martua me Kostandinën, vajzën e Sokrat Stamulit nga Derviciani. E që kanë lindur: Arjanin dhe Alketin. Namiku ka qënë i dashur dhe korrekt me punën. Ai ka qënë i zgjuar në tërë kohërat dhe me shumë shok. Ne duheshim shumë dhe rrinim shumë bashkë, sa njerëzit e quanin dhe na thoshin vëllezër. Unë kam mësuar shumë nga Namiku, si të diskutoja. Ai përgatitej për diskutime me shkrim dhe i lexonte mirë ato, kurse unë përgatitesha mirë me shkrim, por nuk i lexoja ato, flisja vetëm me pika. Namiku ka luajtur shumë mirë futboll. Anesë, Namiku i shpinte shumë miq e shok dhe ajo i priste mirë e po kështu Përparimja. Haxhiu kurdoherë ka qenë një djalë liberal, ai këndonte dhe mbahej shumë bukur. U martua i ri me vajzën e Sokrat Stamulit, një vajzë të urtë e të mirë. Haxhiun nuk e honepsën në punë për këto arsye prandaj e transferuan në Leskovik, Përmet, Brigadën e Pestë e Korposin, por Haxhiu kurdoherë përgjigjej pozitivisht. Ama aktivitetet kurrë nuk i linte, luante shumë mirë futboll prandaj kurdoherë Tomor Matushi ka gjetur gjithmonë belanë si portier nga Haxhiu për gjuajtjet e tij.

Laveri ka qenë një burrë i gjatë, i hollë, i urtë, i ndershëm dhe trim. Ai u vra më 14 gusht 1944 dhe është dëshmor i luftës Nacionalçlirimtare. Kurse Aneja(Qamua) një grua punëtore, e ndershme, e urtë dhe mikpritëse mezi i ka rritur fëmijët e saj kokë më kokë me furkën e saj, duke tjerrë lesh për fillin e sherqeve të çobanëve të fshatit, gjer sa iu rritën fëmijët. Haxhiu i parë me Sabon kishte vajzë edhe Behançen që u martua me Qazim Veizin në Çepunë. Ata lindën: Shekon vajzë që u martua me Sulo Kushon në Fushëbardhë dhe lindën: Shaden, Izmirin, Bashkimin, Zemanin, Thëllëzën, Margaritën, Hasimenë.

Qazimi e Behançja bënë djalë Novruzin që u martua me Lalen dhe lindën Astritin. Laleja ka qënë shumë punëtore, kurse Novruzi është marrë me punët e pushtetit në fshat e në zonë. Ai ishte njeri korrekt, punëtor i drejtë, njihte mirë perimet, ishte i zoti i fjalës dhe nuk ndruhej, ia pëlciste në fytyrë, le të ishte kush të donte. Ai vdiq aksidentalisht. Bënë Beqon që u martua me Nurihanin e lindën: Hiqmetin, Fasllinë, Ziverin, Çaushin, Gëzimin, Trëndelinën, Kujtimin, që u martua me Sorkadhen nga Kaparjeli dhe lindën: Pranverën, Merdarin, Qazimin, Hakiun.

Nurihani qe nikoqire, kurse Bejua punonte shumë në bujqësi, por edhe në pjergullat e tij. Lindën djalë Hazisin që u martua me Habon dhe linden: Përparimen, Rajmondën, Tatjanën.

Habua është nikoqire, kurse Azisi një punëtor i ndershëm dhe i gjendur për të afërmit dhe shumë i dashur. Ata lindën dhe djalin, Veizin që u martua me Nexhmien e kanë lindur: Hodon, Fitimin, Dëfrimin, Taulantin, Behançen, Majlindën.

Veizi dhe Nexhmua kurdoherë të dashur dhe punëtor. Djali i gjashtë i Abazit dhe Sabies qe Xhelua, që u martua me Neskon, gruan e parë nga Kapasharia. Kishin vajzë Faton që u martua me Veli Çarçanin nga Fushëbardha, por nuk bënë fëmijë. Gjithë ditën loznin letra bashkë dhe ujin në krua e merrnin duke hedhur një litar me pagurin nga shtëpia dhe i ndihmonin gjitonët. Por Xhelua donte djalë patjetër; vajti në Teqe e pyeti Babanë e Teqes. Ai i tha: “Po të bësh djalë, do vdesësh ti vetë.” Dhe ashtu doli. Atëherë ai mori gruan e dytë, duke e mbajtur edhe të parën. Gruaja e dytë quhej Mine dhe qe motra e Shahes, Zemanit dhe Kalo Haskës. Me gruan e dytë bëri djalin e quajtur Halil dhe vdiq. Halili u martua me Neslinë nga Beqirajt, motër e Mane e Divid Beqirit dhe vdiq. Mineja u martua me Rexho Turkun nga Nepravishta e bënë fëmijët: Irenën, Adrianin, Xhelon, Zukën, Eglantinën.

Abazi dhe Sabieja kishin dhe vajzën, Hatixhen, që u martua te Kadarejtë, tek Kaman Kadareja, në Gjirokastër me të cilin lindën: Idrizin, Xhevatin, Muharremin, Mufitin, Petrefin. Petrefi mbeti në Gjirokastër ndërsa vëllezërit e tjerë ishin pronarë tokash në Fier dhe me tregti në Tiranë. Me ata, ne nuk jemi bërë, me përjashtim të Petrefit edhe për faktin që u martua me Behon.

Petrefi u martua me Beho Haskën, vajzën e Musin Haskës e Neslisë, dhe lindën: Adelinën, Hatixhen, Dritën, Përparimin.

Në Çanej ishte dhe Hodo Çani, nip i Abazit të Parë. Ai u vendos në shtëpi nën çesmën e kroit Lekël. Ai mori për grua Bibon, motrën e Feridesë, Gjylos që kishin vëlla Duro Daden. Ata të dy lindën Merzon që u martua me Beg Kullanë dhe më 1940 ikën nga dogana e Sarandës, ku punonte Bega e shkuan në Detroit të Amerikës, derisa vdiq Bega në 1975 dhe Merzoja në 22 Qershor të vitit 1992.

Hodua mendohet se ka ardhur nga Pogonati por u fut në Çanej. Hodua me Bibon bënë Zeqon, i cili u martua me një vajzë nga Prongjia. Zeqon e zuri verdhëza. Gruaja i dha lëngun e kungullit të egër. Ai e piu dhe vdiq në Shtator të 1939-tës. Bega dhe Merzoja në Detroit lindën dy djem. Djali i parë ka qënë pilot i mirë dhe më vonë është bërë pronar i një aerodromi privat, ndërsa djali i dytë ka qenë biolog i mirë. Të dy kur vajti Ramizi në OKB në 1990, lanë takim në Ambasadën tonë dhe bënë një takim të shkurtër.

Merzos i vdiq babai dhe nëna e la të vogël. I vdiq dhe vëllai Zequa, në 1939-ën. Mbeti vetëm. Njerëzit e saj donin ta martonin në fshat te Iliaz Myrtja, por ajo nuk donte. Shyqyri Çani atëhere ishte në doganën e Sarandës. Atje qe dhe Beg Kullai nga Vergoi. U interesua dhe e martoi me Merzo Çanin. Ata qëndruan një vit në Sarandë dhe ikën në Detroit të Amerikës në 1940-ën. Në vitet e para kishim lidhje dhe dërgoi tre makina me ndihma. Një për fshatin, një për familjet e dëshmorëve dhe një për familjet e Çanejve. Por paria e kohës ato nuk i administroi mirë. Nga viti 1950 deri në vitin 1988 i prevëm lidhjet me të. Edhe për faktin se kur doli jashtë Isuf Mullai, kërkoi të lidhesh me ta si fshatar që ishte, por ata i thanë “Nuk lidhemi me ty se ke tradhtuar atdheun”. Në qershor të vitit 1988 erdhi në Gjirokastër, Reiz Bega nga Lekdushi që punonte me shoqërinë Vatra në Detroit. Ai njihesh me Merzon dhe më dërgoi një letër ku thoshte:

“I dashur nipi im, e djali i Çanejve, Flamur! Unë kam ikur për nevoja ekonomike e s’jam trazuar me politikë. Kemi ndërprerë lidhjet. Koha kështu ka qënë. Me kushurinë tim, Maksut Myrten kam mësuar që ti, Flamur, djali i Shyqyriut dhe vëllait tim, je bërë i madh tani në qytetin e Gjirokastrës. Kjo më gëzon. Nëse nuk të bëj dëm, desha të lidhem me ty e me mashkulloritë se kam dëshirë të madhe. Unë nuk jam në gjendje. Djemtë më kanë futur në një azile greke, që është këtu e kaloj mirë. Por jam plak e do vdes. Prandaj dëshiroj të lidhem me ju, që tu njoh dhe me djemtë e mi, që jetojën vetëm, por interesohen dhe për mua. Ata janë në gjendje, por kështu është moda këtu. Me Reizin që është një zotëri i mirë, nga Kurveleshi, po të dërgoj këtë copë letër. Këtej nga Detroiti i SHBA-së kujtoj shtëpinë te Kroi Lekë. Kujtoj baçen plot me fiq e me shegë dhe tër ma bën zemra. Burri më ka vdekur. Po deshe të puth! Merre e më kujto këtë letër!

Me mall Merzo Çani!”.

Please follow and like us: