‘Burgosja’ e Mesharit në bodrumet e Akademisë së Shkencave
Studimi i Mesharit të Gjon Buzukut, i porositur nga Instituti i Shkencave, i kushtoi Eqrem Çabejt 10 vite punë (1957-1967) dhe gjithashtu mjaft para nga buxheti shtetëror, pasi shtypja e tij cilësore u porosit në Rumani. Libri doli nga shtypshkronja në 1967, vit ky nismëtar i revolucionit kulturor dhe i mbylljes së objekteve të kultit. Pak rëndësi kishte se Meshari i Gjon Buzukut ishte libri ynë i parë shqip, tirazhi i tij u burgos i gjithi në bodrumet e Akademisë së Shkencave. Nisur nga rëndësia e këtij libri, nga mungesa e tij në treg e në shkolla dhe nga gjendja jo e mirë e kopjeve të mbetura, e poashtu falë zhvillimeve teknologjike të kohës të cilat mundësuan një riprodhim tejet cilësor të origjinalit, Botime Çabej e risolli këtë tekst në treg në vitin 2013.
Ky ribotim është një version anastatik i botimit të vitit 1968, i cili përfshin faksimilen e tekstit origjinal të vitit 1555, transliterimin dhe transkribimin e tij, si dhe hyrjen e gjatë studimore të dijetarit Eqrem Çabej. Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 u zbulua ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.
Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane. Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Çabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit. Ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri u arrit në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit të tij.
A është kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë ne listën e atyre librave që kanë qenë të ndaluar. Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është e gjymtuar. Kjo ndoshta, është arsyeja që sot gjenden vetëm në dy kopje të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qenë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar. Ne pasthënien e veprës, Buzuku kërkon falje për gabimet e shtypit duke folur dhe për vështirësitë e botimit. Ai thekson se ndihet krenar qe harton veprës e pate me një subjekt te tille, që ishte mjaft e vështirë për kultivimin e shkrimit shqip. Eqerem Cabej ishte i pari ne studimin e tije qe vuri re shtate psalmet pendestare, te mesharit te gjon Buzuku, që kane bukurinë e një veprës artistike. Rëndësia e “Mesharit “për gjuhen letërsinë dhe kulturën shqiptare është monumentale.
Aty gjendet shqipja dhe gjendja e saje ne kohen e botimit, me një pasuri te madhe te fjalorit, më gegërishten veriore dhe trajta qe do dalin me vone ne toskërishten dhe te folurën arbëreshe.