Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: MEDITIM MBI MENDIMTARËT E RINJ

MEDITIM MBI MENDIMTARËT E RINJ

(Të një lloji tjetër)

“Intelektual është ai, që duhet të jetë i aftë, të hedhë një hap përtej, të dalë nga klasa shoqërore e trashëguar, nga gjinia e tij, jashtë vetë traditave kombëtare dhe fetare, në mënyre që t’i hetoje të gjitha këto”.
DECLAN KIBERD, shkrimtar

Ç’na duhen?
Se siç tregon historia bashkëkohore, mendimtarët popullorë (public intelectuals) kudo, në vende mbi, mesatarisht apo dhe fare pak të zhvilluara (ku hymë edhe ne), janë:
* tashmë, pjesë e një nënshtrese shumë të veçantë dhe të mbi specializar të Dijes, të paftë të paraqesin zgjidhje të qarta politike dhe të drejtojnë levizjen e përgjithëshme për ndryshim shoqëror, kur bëjnë pjesë në elitën pushtetare. Janë këta, si ata dikur, q’e kanë humbur dhe janë të friguar të mbajnë lidhje me pjesët e tjera të shoqërisë.
* të ndarë, copëtuar dhe holluar, pasi kapitalismi i ri liberal e ka zgjeruar bazën e tij nëpërmjet mirëqenies ekonomike, lirisë së shtypit dhe të individit, por nga ana tjetër ka pakësuar dukshëm “pjesëmarrjen politike” në qeverisje, përtej asaj të votës së lirë. Shumë prej tyre gjënden shpërndare mes partive politike, qe në vetëvete janë përçarëse.
* janë të veçuar më shumë se kurrë, se me shpalljet e tyre, si qëndrimet morale, shpesh rreken të ruajnë “moçalin” e korrupsionit të pamoralshëm, kanë ngjallur mosbesim tek populli. Për të mos thënë që thuajse të gjithë jane shkaktarët e saj. Përvoja e lëvizjes së viteve 90-të, një brez më parë, ende therr e dhemb sa herë prishet koha.

Kriza!
“Anembanë globit, forcat e kapitalizmit kuplara ecin dhe marshojnë. Me kthimin e Epokës së Artë me botët e saj ëndërra të konsumit, privatizimit dhe prishjes së rregullave, jo vetëm kanë venë në pah vlerat demokratike dhe mbrojtjet shoqërore, por mbi të gjitha, kultura qytetare, si dhe ajo formuese, q’i bën këto vlera vendimtare për jetën e demokracisë thuajse po zhduket krejt. Ndërsa sferat publike, dikur gjallëruar nga përkushtimi i gjerë për çështjet e përbashkëta, po kthehen në “hapësira mbresëlënëse konsumi”, arritjet nga detyrimet e ndërsjellta dhe përgjegjësitë shoqërore shdërrohen në atë që Tony Judt e quan si “humbje e besimit në kulturën e demokracisë së hapur, për të gjithë”1

S’është vështirë të gjesh veten, vendin tënd, aty, në këtë analizë të vërtetë.
Madje, dhe më! Tek ne, hemoragjia ish m’e rëndë: shumë nga këta mendimtarë, që mund të ndihnin, mohuan detyrën e të qenit të tillë, emigruan diku në një vend perëndimor më të zhvilluar, për një zgjidhje të shpejtë, të lehtë dhe te sigurtë për ta. Larg, pa të drejtë pjesëmarrje vëzhgojne të pafuqishëm. Katovica, ajo q’e solli, rri ende, si re ogurzezë dimri, mbi kokat e njerëzve.
Dhe më keq, kush mbet, e kuptoi drejt ekonominë e tregut dhe rendi të bëhej pjesë e pakicës përfituese. Pse jo, kush më mire së ata, ajka. Shitës q’u shitën të shesin. Në të fundit, të gjithë, kush më shumë e kush më pak, kërkoi të kish makinë, vilë, një, dy apo tre në mal e bregdet; fëmijët në shkolla ”firmato”, brenda edhe jashtë, privilegjin e pushtetit piramidë. Këta s’duhet të kenë të drejtë fjale dhe as pjesëmarrjeje!
Zbrazësinë e mbushen, përsëri, nëpërmjet të njëjtës burokraci dhe përkatësi partiake. Lindën disa gjysmake. Diplomat si dhe gradat shkencore u blenë, aq sa dhe në organizatat e pavaruara, si në degët e shtetit, u vunë drejtuese të varura nga seksi dhe konjuktura e fëlliqësisë. Plegjiatura të hapura dhe tituj vënë si kësule, për t’u shitur ç’nuk janë, të mbajnë e mjelin atë qe s’u takon. Sa Presidenti i Republikës i lë bashkëshortes, partinë si trashëgim. Dukuri e paparë dhe në diktaturat më të egra nga lashtësia, sot. Këta, lloji i tyre, s’kanë të drejtë për asgjë, se gënjeshtra s’ka asnjë të drejtë.

Ç’ironi! Ç’sarkazëm morale.
Ç’marrëzi! Ç’paradoks, monopol në duart e oligarkisë që lindi nga çiltërsia e një ëndërre?
Rrjeti i shoqërisë u shpërbë, u thërrmua. Dhe mbi të gjitha ndërgjegjia, vetëdija mbi rolin dhe forcën e saj, u çmpreh!
Ata q’u rrekën të ngrinin urat, dikur profesorë, ashtu siç qenë, vdiqën, me krimin më të rëndë, se s’lanë pasardhës t’i zëvendësojnë, s’kanë më ç’thonë!

Thomas Frank vuri pikën mbi “i” kur u përpoq të na bindë, me pak fjalë, duke thonë, se pasi mori dhe shkatërroi ç’gjeti përpara, “tani, forca e përqëndruar e parasë, vjen të na marrë dhe vetë demokracinë”.2
Edhe pse nuk ka mbërritur ende në pragun tënë.

Kush?
Kush u jep të drejtën intelektualëve të flasin para tubimit, veçanërisht për çështje që nuk kanë të bëjnë me arsimin, përvojën e tyre jetësore apo dhe me mjeshtërinë që zotërojnë?
Përse ata, dhe jo dikush tjetër, kur të vërtetat e kësaj krize janë kaq të thjeshta, sa një student në formim e sipër, një punëtor pa ndonje mjeshtëri, apo i papunë i pashpresë e dinjitet, i ka fare të qarta, përpara syve?
Përgjigja, edhe pse në këtë kohë shitblerje, dhe pse dija, pak vlen në sheshin e “burrave”, gjithsesi, janë ata q’e bëjnë më mirë! Se e kuptojnë më mirë!
Se varet nga aftësia e komunikimit dhe forca e zërit brenda grupit dhe në rrethana të caktuara vendi dhe kohe, nga “imagjinata krijuese” në formimin e lidhjeve për zgjerimin e lëvisjes, në krijimin dhe zbatimin e një strategjie për zgjidhjen e çeshtjeve imediate dhe afat gjata, guximi qytetar për të dalë nga rrethi i dëshirave vetjake, për të përgjithëshmen dhe mbi të gjitha, stoicismi në besimin ndaj kauzës së drejtë, pa asnjë kompromis. Koha e akademikëve “ex catedrae”, kur për 30 vjet, s’kanë treguar, për besë, as më të voglën mosbindje civile, vate e shkoi, ashtu si dhe ajo e politikanëve pleq të Sokratit me urtësinë gjysëmshekullore, se politika s’ka qenë, s’duhet dhe s’do të jetë zeje vetëm për disa. Demokracia e shekullit te ri, është dhe përfshin të gjithë. Mendimtaret e rinj nuk do jenë aty të ndajnë pushtetin, por t’a ruajnë dhe zhvillojnë demokracine, pasrërtinë e saj, duke kthyer kerkesat më te thjeshta imediate ne programe politike, për nje permirsim te vazhdueshem e pjesemarrjen e çdokujt.

Beskidën (Bjeshkën, në arbërishten e lashtë) nuk e njoh, asnjëherë se kam takuar. Di që ka përfunduar studimet me mesatare shumë të lartë dhe me punën që bën u shërben me devotshmëri nevojtarëve bashkëqytetarë si brenda dhe jashtë vendit (public servant). Punon disa punë, të mbajë veten dhe të ndihmojë nē familje. S’ka tituj akademikë, dhe pse m’e aftë se shumë nga ato q’i kanë. Pa parti. Ç’do gjë me djersën e ballit.
Di, që qysh nga dita e parë, pa u ndjerë, thuajse anonime, i ka dalë krah lëvizjes së studentëve, nxënësve të saj dhe jo vetëm aq…
Di që zgjidhjen e kërkon tek vetja dhe në vendin e vet.
Zë i saj, zë i të gjithëve!
Atje për të bërë diçka më tepër.

———–

1. The New Public Intellectual/ Politics, Theory, and the Public Sphere. Edited by Jeffrey R. Di Leo and Peter Hitchcock. Pelgrave 2016.
2. Thomas Frank, “It’s a Rich Man’s World: How Billionaire Backers Pick America’s Candidates,” Harper’s Magazine (April 2012). http://harpers.org/archive/2012/04 /0083856.

Please follow and like us: