Emil Asdurian: Biologji, versioni i II
(Shkencë e jetës dhe e njerëzve)
Qysh në të gdhirë, pasi një natë më parë, si të ishte në vigjiljen e një morti, ku dikush rri ulur aty pranë për t’u bindur a për arsye të panjohura çudish të ndodhura më parë kur i ndjeri, pasi i ishin falur të gjitha mëkatet ishte kthyer, si Zoti ynë Krisht ndër të gjallët, si dikur Llazari, që thonë se erë kalbësirë mbante kur e pa dritë e diellit me sy dëshmitarë. Shpesh lojrat e hijeve mbi të, të bënin të mendoje se lëvizte. Një traditë që të sigurtë, fare të sigurtë, nuk ishin as nëpër spitale. I vinte në mendje ai ritual mortor i ruajtur dhe i mësuar në përsëritje të dhimbshme. Mendimi se u bënë dyzet ditë, që nga dita kur ra lehonë dhe foshnja nuk dihej nëse do të çirrej në klithmë jete a ashtu i fikur do të ikte. Se megjithatë koha është ajo që gjithçka përcakton të përcaktohet, me gjurmë tek të tjerët. Po përgatiste vallë veten për ç’do të vinte, kur një ditë më parë, ish marë me ad infinitum, kur s’do të ish më njeri nga të dy dhe asnjëri. Dhe më keq do të donte të ishte, si tani ata kronikanët që diçka nuhatën kur vite më vonë shkruan historinë e një ngjarjeje që për hir të tyre ngeli në ndërgjegjen e kombit, duke u bërë simboli heroi i tij i vetëm.
Ç’kishin ndjerë ata atëherë të shkruanin, siç shkruan, kur ajo mosbindje kombëtare, ende pa komb, por principata të shpërndara, siç doli më vonë, në treva të ndryshme, se më shumë u ndeshën e vranë njëri-tjetrin, siç vrau vasali zotin e tij, për Irenën e bukur, që të ndjerin si Romeo dashuroi në dasmën e një prijësi, Prijësit. Thonë që në pabesi, e vrau i vëllai apo vetë ai që shkroi a emrin i mori Kanuni i Besës! Ishte rëndësia në kohë, lidhja gjeopolitike e trevës që rrugët e tregëtisë kontrollonte, apo për atë pak pasuri toke? Mundet, por kjo s’do kish vlerë për aztekët që pothuajse u shuan në arrati, apo siç u shkrua, kockat u thërrrmoi pluhur perandoria e osmanëve? Nga se mund ta dinin ata që një hero do t’i duhej këtij populli dhe të gdhendnin kudo një legjendë që nga do që ta kapje dukej si e vërtetë, aq sa dhe sot merret si referencë shkencore. E pas këtyre kronikanëve të bekuar, sidomos më vonë, siç ndodh rëndom, të tjerë që erdhën, në emër të domosdoshmërisë të atij simboli, të dyshimtat i lanë pa përmendur, kur në fakt ç’vlerë do të kish e vërteta, para një kombi që po vdiste.
Armiqtë lëvduan të tyrin, ne tonin. Ai që i vodhën dhe kockat ish dhe hero dhe antihero. Si duket ajo që ish e drejtë dhe kjo ka rëndësi, ish pasqyrimi i përgjigjes së perandorisë për t’i zhdukur kujtimin, me të gjitha format nga paqësoret tek më makabret, duke përfshirë këtu ndryshimin në ndërgjegjen dhe në nëndërgjegjen, që banorët e trevës u mbrojtën duke u fshehur pas maleve të pakapërcyeshme, kullakështjella dhe në varfëri. Kjo sillte në vetvete një farë mungese absolute frike dhe në mosbesim ndaj çdo gjëje dhe mbi të gjitha ndaj vetes.
Ndoshta për të kërkuar strehë, mbrojtje nga ajo copë toke, kontinent, ku mendonin dhe ëndërronin të ishin të parët e ardhur, kur në këtë planet të gjithë janë të ardhur, vendas dhe të huaj, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të gjitha këto i mendonte dhe i ndeshte me kundërmendimin, se e bënte për vete, për dhjetë minuta famë, por dhe këtë ajo ndjesi mëlçie a shpretkë, gjaku të zi, i pëshpëriste ndryshe dhe çuditërisht ishte i gëzuar, i kënaqur, për çdo që të vinte, qoftë edhe sikur të zvarritej deri sa të fshihej në harresë! Dialektike! Ai në gjithë përzierjen që pat shkruar, çorbë, as gjë nuk dukej qartë, madje s’kish as heronj e as një bandë demokratike Hakmarrësish (Avengers}.
Konti, komandant mbrojtësi i kështjellës, ku ishin ngujuar për muaj me radhë, shpesh duke vështruar fushën nga bedenat nuk kish arritur të kuptonte se kush në të vërtetë ishin të rrethuarit? Ata në atë fortesë, mbështetur në faqe malesh, gjithsesi të pamundur për t’u dominuar, ku çdo herë që u ngjiten, i hëngrën korbat, kra-kra, që ishin shtuar jashtë mase, ardhur aty fluturimthi nga trevat e afërta, se ushqim kish boll për muaj të tërë, apo ajo ushtri e stërmadhe brenda një gardhi me male, ku kish veteë një shteg shpëtimi nëpër një rruge të lashte. Detin pas asaj fushe s’e kishin në krah të tyre. S’ish vendas, po të gërrmoje thellë, në atë vijë të trashëgueshme gjaku, kish lidhje me arbërir nga disa martesa të largëta. Se ndryshe nga ajo që dukej nga pamja jashtë, ai i uruar gjak, ish sa ish, i burrit legjitim aq dhe i të dashurit, nga ajo që as ndërgjegjia e as feja, q’e adhuronte me gjithë shpirt, kish në themel dashurinë. E dinte se çfarë ishte, ajo e ëmbëla mëkatare dhe menjëherë bëri kryq, nga balli në gjoks, ngadalë me përhumbje. Por taktika gurrrilase mbrojtëse, qe tejet e suksesshme jo vetëm në ndërprerjen e rrjedhës së zakonshme, furnizimit, si dhe zvogëlimit gradual të forcave, ishte fare e qartë, ajo qe u përdor dhe në luftën botërore, hapja e një fronti të dytë. Të cilën otomanët e kundërshtuan, mjeshtërisht me tradhëtinë e Kanunarëve, në mund t’i quanim kështu, qe ende besojnë edhe sot në vëllavrasje. Kjo ish arsyeja që megjithatë u gjenden të rrethuar nga malet grehina dhe të Pastërtit (puristët e tjerë) që kauzës i qëndruan besnikë deri në fund dhe në kohën më të vështirë. Ishin pikërisht, këta kanunorë që pretendonin se ishin autoktonë, po aq sa dhe trojanë, që kishin pushtuar nëe fushë moçal në veri dhe gradualisht hynë në tokat e Ditës së Mirë dhe diku më lart mes alpeve u ngjitën me pabesi në ç’u quajt treva e Fisit të Dukajve. Dhe prapë e kuptonte Konti besnik plak i fismë, se qëndresa e vërtetë nuk qenë ata guëe të rëndë shkëmb rreshtuar në mure, as rrëpirat shpat mali, as taktika e sulmit të beftë dhe tërheqja e shpejtë, por drejtësia e shpirtit, lavdi Zotit, dhe mendja. Dhe ajo më shumë se kurrë, kur tamburët nis in t’i buçiste sa binte nata, heshtja, qe pllakoste mbi me lloh a borë të ngrinte.
Ç’e bënte më të dallueshme nga të gjithë të tjerët, do të thoshte për vete, por dhe ia kishin thënë, ish forca e karakterit. Duke filluar nga ajo, sa nuk kishte fare nevojë për mendimin e tyre, kur ata merreshin me shkëmbime fotos për like në FaceBook. Dhe këtë, për këtë, nuk duhej t’a priste në një mbledhje a konferencë, a çfarëdo situate jete, ku duhet të zgjidhje midis vetes dhe të tjerëve. As të mendoje për një çast, se do zgjidhje për altruizëm, mëshirë, empati anën që duhej, por mjafton ta shihje përsëdrejti në sy, ku shihej vec bindja e drejtësisë së arsyeshme dhe moralshme. Ai shikim i mprehtë, i ftohtë brisk, pa asnjë ngjyrë ndjenje fliste vetë dhe si një dorë e padukshme të mbante në largësinë e duhur. Në rini, si ecjen a një gjest të veçantë trupi, nuk e kish vënë re, por tani e zotëronte. Arsyeja e pastërt qe për të dhe çdo gjë tjetër e qenësishme.
Shpesh shihte të pasqyrohej nga bashkëfolësit një dritëzë venerimi e respekti si përpara një shtatoreje. Kish një përkushtim deri ne fije peri për ç’donte, me një parreshtje në kthim të vazhdueshëm drejt saj. T’a kundronte me qetësi, ta shijonte me një frymëzim të ngadaltë përqëndruar, si kur ish në gjumë a në lëvizje të plotë, pa bërë ndonjë dallim a ish e bija apo ajo shkencë e Jetës, që qysh fëmi me një instinkt prej këlyshi të verbër e kish ndjekur e pangopur. Për të, ndoshta ish një e tillë qenie, por si për të gjitha shoqeritë bashkëkohore, kish zgjedhur ndershmërisht, më kryesoren ç’ish individuale, personale dhe pastaj atë shoqëroren, qytetaren diku e zotëruar prej saj.
“Jeta është një hierarki nivelesh të mbivendosura, si kukullat ruse: genet brenda kromosomeve, brenda qelizave, brenda organizmave te vecante, brenda zgjojeve, shoqërive dhe grupeve të tjera. Konkurence ka në çdo nivel ëe hierarkisë, por për qëllimet tona (studimi i arsyetimit/moralit) dy nivelet që kanë rëndësi janë ata të organizmave individe dhe grupi”.*
Dhe tamburët nisën të bihen përsëri në heshtjen e shtrirë të ftikës, si një rrahje zemre që rrekej e rrekej të mbahej në një fije fryme dhe prapë s’arrinte dot të hynte si era e ngrinte.
*THE RIGHTEOUS MIND: Why Good People Are Divided by Politics and Religion nga Jonathan Haidt 2012, Pantheon Books,