Albspirit

Media/News/Publishing

Nderim në OKB për guximin dhe shembullin e shqiptarëve gjatë Holokaustit

Një veprimtari publike e shënuar u mbajt sot, më 31 janar 2018, në Kombet e Bashkuara në New York për të nderuar shpëtimin e hebrejve prej shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore.

 

Ruben Avxhiu

Organizatorë ishin Misioni i Shqipërisë në OKB, Kongresi Botëror i Hebrejve dhe Nisma e OKB-së për të edukuar publikun për Holokautin, të mbledhur me Shoqërinë Civilë të OKB-së.
“Jam krenare që i përkas një kombi”, tha Ambasadorja Besiana Kadare, “i cili qendroi në anën e duhur të historisë, në kohën e duhur dhe duke kryer aktin e duhur”.
“Sot, 74 vjet pas luftës, po shohim përsëri një ringjallje të antisemitizmit. Elie Wiesel më ka thënë dikur se e kundërta e dahurisë nuk është urrejtja, por indiferenca”, tha në këtë takim Ronald S. Lauder President i Kongresit Botëror të Hebrejve.

 

Bota ka nevojë sot për Besën e Shqiptarit

Duke folur për aktin guximtar dhe shembullor të shpëtimit të hebrejve në Shqipëri, gjatë Holokaustit, CEO i Kongresit Botëror Hebre, Robert Singer, falenderoi popullin shqiptar për punën e tyre heroike si atëhere ashtu edhe tani në luftën kundër urrejtjes dhe antisemitizmit.
“E gjithë bota ka nevojë për Besën sot”, tha ai.
Në sallën e mbushur plot, Ambasadorja Kadare foli për kohën kur hebrenjtë përndiqeshin në të gjithë kontinentin po që gjetën shpëtim e paqe në një vend të vogël Shqipërinë, i vetmi ku pas Luftës së Dytë Botërore, gjendeshin më shumë hebrej sesa para saj.
“Deri vonë, bota nuk e dinte pothuajse asgjë për përpjekjet e Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë”, tha Ambasadorja e Shqipërisë duke përshkruar kodin etik të Besës dhe si funksionon ai për shqiptarët.
Një klip nga filmi “Besa” u shfaq me këtë rast për të pranishmit.
Dr. Anna Kohen, fëmijë e të mbijetuarve të Holokaustit foli për përvojën e familjes së saj gjatë Holokaustit në Shqipëri dhe si ka ndikuar kjo histori gjatë gjithë jetës së saj.
Majlinda Myrto, familja e të cilës është shquar në shpëtimin e hebrejve foli për konceptin e Besës dhe detyrimin që kanë shqiptarët ndaj mikut dhe njerëzve në nevojë.
Duke folur për këtë akt, Ambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara, në OKB, Jonathan Cohen tha se “shqiptarët u shquan mes njerëzve të guximshëm që patën një ndikim të jashtëzakonshëm duke mbrojtur me mijëra në Ballkan, duke siguruar që t’i shpëtonin tmerreve të Holokaustit”.
“E përgëzojmë humanitetin e Shqipërisë ndaj hebrejve dhe konceptin e saj të Besës”, tha ai.
Takimin e përshëndeti edhe kongresisti Eliot Engel, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Mes folësve ishte edhe David Estrin që drejton organizatën “Së bashku mbajmë mend” e cila përpiqet të fuqizojë të rinjtë, komunitet pas komuniteti, si dhe të sigurojë që #NeverAgain (KurrëMë të bëhet realitet.)
Ishin të pranishëm edhe Anëtari i Këshillit Bashkiak Marko Gjonaj, kolegu i tij Chaim Deutsch, Ambasadorja Teuta Sahatqija, diplomatja Ines Demiri, klerikë të të tre feve kryesore shqiptare, miq të Shqipërisë e aktivistë të komunitetit.
Për më shumë lidhur me këtë ngjarje të shoqëruar me fotografi të mjeshtrit Ilir Rizaj do të botojmë edhe në numrin e ardhshëm.

 

Githashtu për këtë ngjarje lexoni edhe shkrimet e mëposhtëm:

SHQIPTARË E HEBREJ NË OKB PËR HOLOKAUSTIN E PËR BESËN

Aktivitet në OKB: “Një Çështje e Humanitetit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”

“Kujto tjetrin, kujto veten”, Shqipëria nderon Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit

 

OKB, mësime nga shqiptarët që shpëtuan hebrej

A quintessential story of humanity, a legacy of civility and a lesson for future generations

SHPËTIMI I HEBREJVE NË SHQIPËRI-HOLOKAUSTI I PËRKUJTUAR

Besiana Kadare: “A story of humanity: the rescue of Jews in Albania”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: