Albspirit

Media/News/Publishing

SHPËTIMI I HEBREJVE NË SHQIPËRI-HOLOKAUSTI I PËRKUJTUAR

1 anna KohenNGA RAFAELA PRIFTI/

1 a Foto OKB

Veprimtaria “Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit” organizuar nga Shoqëria Civile e Zyrës së Komunikimit Global të OKB-së në bashkëpunim me Misionin e Shqipërisë pranë Organizatës Botërore u mbajt në kuadër të javës kushtuar viktimave të persekutimit sistematik gjatë viteve 1933-1945. Besiana

Në hyrjen e selisë së OKB-së nga ana e vizitorëve ishin paraqitur afishe të botimeve të paraqitura gjatë javës përkujtimore si dhe stenda të veprimtarive dhe fotografi të shembujve të moralit human. Shtetësitë e personave që e kundërshtuan me vepra fushatën e spastrimit etnik të hebrejve nga nazistët përfshnin një numër të vendeve si Suedia, Çekosllovakia, Peruja, Spanja, India etj. që korrespondonin me vendbanimet dhe vendstrehimet e viktimave. Ekzpozita ndërkombëtare me temën “Holokaust i Përkujtuar” shpalos idene se të drejtat njerëzore nuk njohin kufi shtetëror dhe përkatësi kombëtare.1 asllani 3

Në podiumin e sallës së konferencës ku mbajt veprimtaria e së enjtës ishin ulur organizatorët dhe folësit kryesorë. Zëvendës-Sekretarja e Përgjithshme për Komunikim Global, znj. Alison Smale mbajti fjalën e hapjes dhe prezantoi me radhë të ftuarit. Strehimi i hebrejve nga shqiptarët u vlerësua si mishërim i principeve të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, e cila është miratuar në sesionin e tretë te Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në dhjetor 1948 në Paris.c

Zeri i AmerikesAjo shprehu mendimin se sjellja njerëzore që manifestuan shqiptarët gjatë viteve të Holokaustit shërben si mbështetje për shoqërinë civile në kohën e sotme në mbrojtje të të drejtave të patjetërsueshme njerëzore. Përfaqësuesja e Përhershme e Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së, Besiana Kadare falenderoi pjesëmarrësit dhe organizatorët duke theksuar se një aktivitet i tillë përkujtimor është pjesë e trashëgimisë të së kaluarës dhe, se rëndësia e tij lidhet me mësimet për të ardhmen. Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrejve, Ronald Lauder, në fjalën e vet u përqëndrua të shtimi i rasteve të akteve anti-semite në Shtetet e Bashkuara dhe kritikoi qëndrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me miratimin e 21 Rezolutave kundër shtetit të Izraelit. Si shembull të një prijësi të moralshëm, ai përmendi Winston Churchill për guximin e manifestuar nga kryeministri britanik përballë presionit nazist. Në fjalën e Dr. Ana Kohen solli shembuj personal nga jeta e familjes së saj të ardhur nga Greqia për tu strehuar në Vlorë. Ndonëse familjarëve iu desh të ndryshonin emrat si mekanizëm sigurie, të gjithë e dinin se në atë vend jetonin hebrejtë dhe se kodi zakonor i besës shqiptare ishte parim i shenjtë i tyre. Znj. Kohen shtoi se ajo ndërmori përpjekjet për ta ri-emëruar rrugën për nder të kujtimit të prindërve të saj dhe atyre që jetuan aty. Me zë të emocionuar, ajo përmendi sesi pas 11 shtatorit ajo përjetoi një frikë të ngjashme të dënimit të një popullsie për shkak të përkatësisë etnike a fetare. Në vazhdim, Drejtuesja e “Eye Contact Foundation” Majlinda Myrto, e zgjeroi tablonë e portretet e të mbijetuarve me anë të dëshmisë gojore të miqësisë midis familjes së bashkëshortit të saj dhe personave që strehoheshin aty gjatë viteve të luftës. Prej asaj kohe, Shyqyriu i besimit mysliman dhe Josefi i fesë jaudite e ruajtën miqësinë deri në fund të jetes së tyre. Znj. Myrto tha se themeluesi i Foundacionit Norman Gershman ishte autori i fotografive të paraqitura në diapozitiva, pjesë e ekspozitës shetitëse për edukimin e brezave. Folësi tjetër ishte David Estrin, i cili për kujtim të gjyshit të tij që mbijetoi Holokaustin filloi një nismë për të mbajtur vigjilje bashkë me studentët e tjerë në Duke Universitety, nga zuri fillesat lëvizja ‘Kujtojmë së Bashku’. “Duke i dhënë hapësirë gjenocideve të ushtruara mbi popujt si në Kongo, Ruanda, Zambia, do arrijmë të kthejmë kujtesën në vepra” tha themeluesi i organizatës rinore “dhe të formojmë drejtuesit e së nesërmes”. Në mbyllje të programit foli Robert Singer, shefi ekzekutiv dhe zëvendës-president i Kongresit Boteror të Hebrejve, i cili e quajti Shqipërinë ‘shtëpia e jetës’ që lartëson emrin e saj në rang botëror. Moderatorja Smale lejoi pyejte nga të pranishmit duke ia dhënë fjalën përfaqësuesit të Kongresit dhe kryetar të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme, Eliot Engel. Një nga mbështetësit e hershëm të pavarësisë së Kosovës dhe përkrahës i shqiptarëve, z. Engel, kujtoi sesi gjatë një vizite në Prishtinë në takim me ish-presidentin Rugova, ai kishte dëgjuar për herë të parë për një varrezë të vogël të hebrejve në afërsi të Prishtinës.

Ai e përshëndeti veprimtarinë duke thënë se urretja ndaj çdo grupi na kujton se duhet të ndjekim shembullin e shqiptarëve. Të njëjtën mesazh e përcolli edhe i ngarkuari me postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Jonathan Cohen, i cili vërejti se heshtja mbjell dhunën. Duke ilustruar pasojat e qëndrimit anti-semit dhe zhgënjimin e tij, Ambasadori i Austrisë Jan Kickert vërejti konstratin midis shqiptarëve dhe austriakëve ndaj strehimit të hebrejve në periudhën e luftës. Imami Dr. Tahir Kukaj i Qëndres Islamike të Staten Island komentoi se fotografitë e paraqitura në veprimtari janë pjesë e edukimit të brezit të ri shkollor. Ambasadori i Izraelit në organizatën botërore, z. Danny Danon tha se jo vetëm individët por i gjithë vendi meriton të nderohet si e tillë nga Yad Vashem, qendra zyrtare për viktimat e Holokaustit, që vlerëson aktet e shpëtimit të hebrejve nga shtetasit anë e mbanë botës. Duke folur për konceptin e ndarjes të imponuar nga kufitë, Anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit Mark Gjonaj shprehu mendimin se miqësia midis popujve shqiptare dhe izraelit duhet të jap nxitje shtetit të Izraelit të njoh Kosovën. Kësaj ideje i bëri jehonë të fortë Cafo Boga, këshilltar financiar, me origjinë nga Mali i Zi, i cili evidentoi se shqiptarët kanë strehuar familjet e hebrejve në trevat e tjera përfshirë Kosovë, Çamëri, Maqedoni etj. Në bazë të kësaj të vërtetë, shtoi ai, Përfaqësuesja Zyrtare e Kosovës do të duhej të ishte pjesëtare në podiumin e veprimtarisë së mbajtur në sallën e OKB-së. Drejtuesja e programit, znj. Smale, ia dha fjalën Xhosef DioGuardi, ish-parlamentarit të Kongresit për Nju Jorkun nga 1985-1989 dhe lobist për çështjet shqiptare. Ndërsa për disa pjesëmarrës, historia e shpëtimit të hebrejve ne Shqipëri ishte pak ose aspak e njohur, DioGuardi tregoi sesi projekti ka filluar në vitet 1990 gjatë vizitës së tij dhe kongresistit demokrat për Kaliforninë Tom Lantosh në Shqipëri.

Midis pjesëmarrësve të informimit të mediave dhe përfaqësuesve të organizatave të komunitetit si edhe pushtetit lokal në aktivitetin përkujtimor ishin të pranishëm, klerikë të tri feve, dhe anëtarë të familjes Biçaku të pagëzuar me titullin “Fisnik të mbarë kombeve” si the Vatranë dhe anëtarë të Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra.

Please follow and like us: