Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mbi ngjarjen në shkollën e Kavajës dhe jo vetëm

 Fotografia e Xhoi Jakaj

Unë jam autore e dy librave për fëmijë dhe adoleshentë. Jam fokusuar dhe kam prekur më së shumti problemet në këtë moshë kur trupi dhe truri janë në proporcion të zhdrejtë për sa i përket zhvillimit dhe sjellja që duhet të kenë prindërit e shkolla me paraadoleshentët dhe adoleshentët, sjellje kjo që përcakton shpesh drejtimin e jetës së tyre. Ndër vite kam dhënë këshilla për njohjen e trupit të fëmijëve tuaj e për rreziqet që u kanosen gjatë rritjes dhe formësimit të vet, nëse nuk jeni të pranishëm në mirërritjen e tyre…

Një ngjarje e tillë kaq dramatike duhet të shoqërohet me masa të menjëhershme:

1. Largimin nga puna të Drejtores Arsimore të rrethit të Kavajës dhe të stafit pedagogjik të shkollës përkatëse.

2. Largimin nga profesioni i psikologes, nëse shkolla ka patur një të tillë.

3. Masa ndaj Drejtorit të Policisë së Kavajës që me sektorët përkatës të policisë për kujdesin dhe ruajtjen e ambienteve shkollore nuk ka kryer detyrën për të evidentuar me kohë rastin e abuzimit me vajzën adoleshente, ka një sektor të tillë të atashuar pranë çdo shkolle në Shqipëri.

4. Marrjen në mbrojtje të vajzës se abuzuar, e cila mund të jetë e pambrojtur dhe nga familja e saj, sepse si ka mundësi që një nënë të mos dallojë drameë e vajzës së saj prej disa muajsh ose për shkak të opinionit ka heshtur dhe dhuna ka vazhduar.

5. Dënimin e të rinjve me maksimumin e viteve që kanë arritur të kryejnë një veper të tmerrshme penale në grup dhe askush nuk është penduar që ta mbrojë shoqen e shkollës dhe bashkëmoshataren e tyre duke e shpëtuar nga makthi e drama e jetës së saj.

Në fund prindër, mësues dhe psikologë, flisni me fëmijët, ofroni asistencen tuaj me shumë dashuri, edhe nëse jeni jeni të ngarkuar me punë, sepse e folura dhe të treguarit për zhvillimin trupor, biologjik dhe zhvillimin seksual që në moshë të hershme i shpëton fëmijët nga rreziku i abuzimit. Është mirë të parandalohet, sepse kur ndodh gjëma në jetën e një fëmije, edhe masat e marra nga ato që unë sipërpermenda nuk ia kthejnë më qetësinë dhe jetën normale asaj vajze të abuzuar në grup ose individualisht.

Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë lexo edhe shkrimet e mëposhtme:

Sonila Meço: Për ne të rriturit që kemi harruar të shihemi në sy

Ida Nurçe: Vafshi në djall, jo në burg!

Greta Beqiri: Më jepni një motiv që të qendroj në këtë vend

Enida N. Bozheku: E mitura e abuzuar seksualisht 13 vjeç, me të dashur – të dy seksualisht aktivë

Eni Vasili: KUSH E PËRDHUNOI 14-VJEÇAREN NGA KAVAJA?

Viktimat kërkojnë më shumë se fjalë për t’u ndjerë sërish në jetë

 

 

 

 

 

Please follow and like us: