Albspirit

Media/News/Publishing

Hulumtimi/Telefon apo akt intim, ja çfarë preferojnë femrat

Sot femrat gjithnjë e më shumë haptazi pranojnë që e duan seksin dhe kënaqen me të, ndërkaq disa gjërave të tjera u japin më përparësi. Hulumtimi më i ri, të cilin e ka bërë kompania AVG technologies, zbulon që femrat më shumë preferojnë magjitë e teknologjisë moderne sesa epshin e zjarrtë në krevat. Në hulumtim kanë marrë pjesë 4.000 femra nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Brazili dhe Amerika, ndërkaq më shumë se gjysma e tyre kanë deklaruar që më me dëshirë do të hiqnin dorë nga seksi sesa nga telefoni i tyre mobil.

Ky zbulimi i ka befasuar hulumtuesit, mirëpo duket që femrat aq shumë janë mësuar me aparatet e tyre teknologjike saqë tani vështirë e kanë të jetojnë pa to. Psikologët kanë sqaruar që shumica e njerëzve bashkëkohorë me kalimin e kohës kanë zhvilluar një lloj të caktuar varshmërie, kur është fjala për telefonat. Gjatë këtij hulumtimi është zbuluar edhe që femrat goxha shumë i shfrytëzojnë të gjitha këto përparësi të rrjeteve shoqërore. Ç’është e vërteta, rreth 35 për qind e të anketuarave e përdorin Facebook-un, Twitter-in dhe rrjetet e tjera shoqërore, për t’i kërkuar partnerët potencialë para se të dalin në takim me ta.

Please follow and like us: