Budizmi: Helmet që trondisin jetën njerëzore
Shumica nga ju mund të ketë dëgjuar për 7 mëkatet më vdekjeprurëse sipas Biblës, të cilat janë përgjegjëse për gjërat më të këqija që kanë ndodhur dhe ndodhin ende këtu në Tokë.
Ato janë lakmia, epshi, krenaria, zemërimi, përtacia, grykësia dhe zilia.
Por a keni dëgjuar mbi “Tre Helmet” në Budizëm? Edhe kjo fe lindore ka listën e saj të ngjashme të sjelljeve të këqija, që mendohet se e mundojnë shpirtin njerëzor. Ato janëlakmia, urrejtja dhe iluzioni. Sipas një raporti të vitit 2012 nga Qendra Kërkimore Pju, në vitin 2010 kishte rreth 488 milionë ndjekës të Buzidmit, ose rreth 7 për qind të popullsisë së botës. Shumica e njerëzve e dinë se ajo është një fe shumë introspektive, e cila e vë theksin tek meditimi dhe transcendenca, por edhe tek paradigmat e një natyre thellësisht subjektive.
Lakmia (Raga)
Duket se lakmia ekziston në të gjitha qoshet më të errëta të shpirtit njerëzor, duke pasur parasysh se është edhe një nga Shtatë Mëkatet Vdekjeprurëse të Biblës. Lakmia ose ‘Rraga’, personifikohet si një helm në fenë budiste. Pasi ajo shkakton një lloj oreksi të pangopur për gjithnjë e më shumë nga diçka:seks, para, objekte materiale apo diçka krejtësisht tjetër.
Kur jetojmë me lakmi, jemi përgjithmonë të dënuar të sillemi rrotull një rrethi vicioz, nga i cili mund të mos dalim dot asnjëherë. Në nivel global, lakmia manifestohet në formën e mosmarrëveshjeve politike, luftës dhe ndotjes së mjedisit (ndër shumë forma të tjera). Për të frenuar këtë ndjenjë shkatërruese, Budistët e venë theksin tek rëndësia që ka bujaria (Dana).
Urrejtja (Dvesha)
Urrejtja ose Dvesha, përfaqësohet nga një gjarpër në simbologjinë budiste. Simptomat e urrejtjes mund të shfaqen si zemërim, armiqësi, mospëlqim, neveri apo keqdashje; duke i dëshiruar të keqen apo vuajtjen një personi tjetër. Budistët paralajmërojnë se efektet e të jetuarit me urrejtje ndaj të tjerëve, shprehin pakënaqësinë dhe konfliktin e përhershëm me ata që keni përreth.
Ne krijojmë një mori armiqsh dhe sajojmë vazhdimisht mënyra për t’u hakmarrë ndaj atyre që i përçmojmë. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur egon dhe për të forcuar ambiciet egoiste, që dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme njerëzit tanë dhe veten.
Nëpërmjet urrejtjes, ne përpiqemi dëshpërimisht të pengojmë ndjenjat e frikës, depresionit, vetmisë, mallit dhe cenueshmërisë, duke e bërë praktikisht të pamundur njohjen e vetes tonë të vërtetë apo rritjen si shpirtra të shëndetshëm. Në një botë plot me armiq, ne jemi si për ironi armiku më i fortë i vetes. Për të luftuar urrejtjen, Budizmi këshillon që të përdorim dashamirësinë (Maitri).
Iluzioni (Moha)
Në ikonografinë budiste, iluzioni përshkruhet me imazhin e një derri. Në thelb, iluzioni na ndan nga realiteti. Kësisoj ne nuk jemi në gjendje të ndihemi të kënaqur me atë që kemi. Ehumbasim kontrollin mbi harmoninë dhe jetën në tërësi, dhe e shohim veten në ndjekje të gjërave të gabuara.
Nëse kemi gjendjen e iluzionit, nuk mund të krijojmë një rrugë të qartë drejt lumturisë ose pozitivitetit, dhe për këtë arsye nuk jemi të aftë të kemi qasje tek virtyti në çfarëdollojforme. Për t’u përballur me këtë ndjenjë, ne duhet të kërkojmë mençurinë (prajna).
Kur heqim me sukses dorë nga “Tre Helmet”, jemi më në fund në gjendje të hyjmë në mbretërinë e Nirvanës. / Grunge – Bota.al